MPB për pritjet e gjata në Tabanoc: Shkak frekuenca e madhe dhe protokollet shëndetësore

    Kolona të gjata janë krijuar sot në vendkalimin kufitar Tabanoc. Siç mund edhe në pamjet në këtë pikë kufitare për dalje nga Maqedonia e Veriut kolona është kilometrike.

    Nga Ministria e Brendshme për TV21 thonë se pritjet e gjata ndodhin për shkak të frekuencës së madhe të automjeteve. Shtojnë se në vendkalimin kufitar në Tabanoc janë vendosur në funksion të gjitha korsitë e disponueshme për dalje nga vendi.

    “Ministria e Brendshme monitoron vazhdimisht gjendjen e të gjitha pikave kufitare dhe në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtjen nga Covid 19 zbaton kontrollet e nevojshme për hyrje dhe dalje nga vendi. Edhe sot, duke pasur parasysh frekuencën e madhe të automjeteve, konkretisht në vendkalimin kufitar Tabanoc nga ana e Serbisë, janë vënë në funksion të gjitha korsitë e disponueshme për dalje nga vendi, 6 korsi për qarkullim të udhëtarëve, dy për autobusë dhe dy për qarkullim të mallrave”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    Gastronomia në RMV, problem kryesor pagesa e ulët

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së: Janë marrë vendime për zbatimin e masave për përballimin e krizës energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë