MPB përjashton nga komunikacioni 23 automjete që transportojnë nxënës në shkolla

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme kanë kontrolluiar 328 automjete të cilët transportojnë fëmijë në shkolla në 104 lokacione.

    Sipas policisë, te 23 automjete janë konstatuar parregullsi dhe janë përjashtuar nga komunikacioni.

    “Dje nga ora 06:30 deri në ora 09:30, MPB zbatoi aksion në gjithë territorin e vendit dhe janë kontrolluar 328 automjete që transportojnë fëmijët në shkolla në 104 lokacione nga ku janë konstatuar vepra penale dhe kundërvajtje nga Ligji për Siguri të Komunikacionit Rrugor, Ligjit për automjete, Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse”, thonë nga MPB.

    Ata shtojnë se janë vërtetuar 24 vepra penale.

    Lajmi Paraprak

    Parlamenti i Malit të Zi voton sot për rrëzimin e qeverisë

    Lajmi i rradhës

    RMV, më 17 prill zgjedhje lokale në dy komuna

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë