MPB sekuestron mbi një tonë lëndë narkotike në aeroportin e Shkupit

    Policia ka sekuestruar në Aeroportin e Shkupit, mbi një tonë pararendës nga i cili do të prodhohej amfetaminë me vlerë mbi 50 milionë euro dhe ka shkatërruar grupin kriminal ndërkombëtar.

    Në aksionin ndërkombëtar kanë marrë pjesë Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar, Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorinë Publike të Turqisë, Shërbimet Doganore të Turqisë Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore.

    Lënda e sekuestruar llogaritet si pararendës për të fituar amfetamine, e klasifikuar në kategorinë e parë të listës kombëtare të pararendësve,

    Ministri i Punëve të Brendshme OliverSpasovski, deklaroi se pararendësi e kanë blerë shtetas të Maqedonisë nga shtetas kinez dhe ka mbërritur në Maqedoni përmes Turqisë, për të përfunduar në vendet e Bashkimit Evropian, për prodhimtë drogave sintetike amfetaminë dhe meta amfetaminë.

    “Vlerësimi fillestar është se amfetamina me vlerë mbi 50 milionë euro duhet të ishte prodhuar nga sasia e prokuruar e pararendësit. Në aksion janë privuar nga liria dy persona si pjesë e grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar, ndërsa po merren masa dhe aktivitete për arrestimin e personave të tjerë. Ky aksion dëshmon edhe një herë përkushtimin e MPB-së për luftimin e trafikut me narkotikë, ku po shënojmë rezultate të shkëlqyera dhe me të njëjtin intensitet të përkushtimit do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Spasovski.

    Lajmi Paraprak

    Sindikalistët nesër në protestë për paga minimale

    Lajmi i rradhës

    ‘Talibanëve hebrenj’ u kërkohet të largohen nga Bosnja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë