MPJ kërkon falje, Osmani e priti ambasadoren sllovene me flamurin e Sllovakisë

    Në vend se me flamur të Sllovenisë, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, dje priti ministren e jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon me flamurin e Sllovakisë, i cili qëndronte mbi tavolinë gjatë takimit që kishin në katër sy në Ministrinë e Jashtme.

    Ministria e Jashtme këtë gabim e ka konsideruar si lëshim pa dashje dhe ka kërkuar falje.

    “Edhe pse nuk mund të ketë asnjë justifikim për lëshimin, ministri me mirëkuptim e pranoi gabimin si të paqëllimshëm, pa asnjë ndikim në suksesin e takimeve dhe vizitës”, thanë nga MPJ.

    Që të mos ndodh kjo më në të ardhmen nga atje njoftuan se do të forcojnë kontrollet e protokollit.

    Në konferencën e përbashkët për media të Fajonit dhe Osmanit në prapavijë ishte flamuri i Sllovenisë, ai i duhuri.

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi: Pas të gjithë dështimeve, mos të habitemi kur “Ballistët” e Shkëndijës na ofendojnë dhe na fishkëllejnë

    Lajmi i rradhës

    Geer: Qeveria e RMV-së të bëjë përpjekje shtesë në sektorin e sigurisë dhe të inteligjencës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë