Xhaferi: Pas të gjithë dështimeve, mos të habitemi kur “Ballistët” e Shkëndijës na ofendojnë dhe na fishkëllejnë

    Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi në “Programi 200” në Alsat tha se përgjegjës për dështimet e projekteve kapitale në vendbanimet shqiptare janë të gjithë ministrat e partisë së tij. Ai poashtu shtoi se asnjëri prej tyre nuk duhet ta marrë si fatkeqësi largimin eventual të tyre nga pozita, përcjell Nistori.

    “Ne lejuam që të mos kemi kontrollë dhe erdhi puna ne humbëm bastionin më të madh shqiptar, siç është Tetova dhe rrethina. Pse? Ne premtuam që do të rindërtojmë stadiumin e KF Shkëndija, për atë edhe ia dhamë në pronës komunës në vitin 2013, kur zonja Arifi do të kandidonte se ne do të bëjmë investime për ta ngritur spitalin e Tetovës në spital rajonal dhe ku janë ato premtime? Pastaj ne çuditemi se tifozëria e qytetit më të madh, e klubit më tradicional që është një identitet i Pollogut, siç është Shkëndija dhe simpatizuesit “Ballistët”, na ofendojnë dhe na fishkëllojnë. Ne do të reflektojmë. Ata nuk e bëjnë nga inati, edhe ata janë shqiptarë si ne. Edhe ata kanë dikë që është aktivist në BDI. Pastaj, duke pasur edhe Universitetin dhe Fakultetin e Mjekësisë dhe duke pas vendime qeveritare se, Spitali i Tetovës do të jetë një spital rajonal, ku i gjithë Pollogu do të mund të merr shërbime, ka stagnim. Atëherë unë pyetëm, me çka janë marrë këto ministrat?” – deklaroi Xhaferi.

    “Pse qenka fundi i botës nëse Artani, Bujari apo Fatmir Besimi kolegu im mund të rikonstruohet, të vijën të tjerë. Këto janë ato të cilët pretendojnë se do të vijnë të rinjtë, le ta lëshojnë rrugën të shohim se kush janë ata të rinj. Nuk është tragjike…

    Gazetarja: Do të thotë ata janë të parët që duhet të largohen nga ekzekutivi, të ndryshojnë…?

    Xhaferi: “Kush?”.

    Gazetarja: “Siç përmendët zoti Grubi, zoti Osmani dhe zoti Fatmir Besimi?

    Xhaferi: “Ky është një mendim i imë individual si anëtarë i kryesisë. Në bazë të llogaridhënies dhe rezultateve do të bëhet edhe klasifikimi dhe vendimi do të marrin përgjegjësi se cili do të lëviz, të lëshoj vendin dhe ne nuk i çojmë në gjilotinë, do punojnë në funksione tjera, do punojnë në funksione partiake”, deklaroi Xhaferi, përcjell Nistori.

    Xhaferi: Me Ahmetin kam komunikuar dhe jam konsultuar gjithnjë

    Gazetarja: Zoti Xhaferi a e shkritë akullin me zotin Ahmeti?

    Xhaferi: “Në fakt nuk ka pasur akuj, ne kemi bërë përpjekje që të hyjnë në binarë funksionimi institucional sipas statutit dhe programit të partisë”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI.

    Gazetarja: Personalisht me zotin Ali Ahmeti, tani konsultoheni vazhdimisht?

    Xhaferi: “Po konsultohemi, komunikojmë. Unë përherë i kam paraqitur ato mendimet dhe shqetësimet e mia, direkt me zotin Ahmeti”, tha Xhaferi.

    Gazetarja: Nuk keni pasur ndërprerje komunikimi me te?

    Xhaferi: “Jo, Jo”, u përgjigj Xhaferi.

    Gazetarja: Po tani të rinjtë e ekzekutivit, meqë u rikthyet në parti, ju dëgjojnë?

    Xhaferi: “Ne kërkojmë që në mënyrë jo-private, jo-shoqërore të ketë komunikim, llogaridhënie. Por të jetë në kuadër të organeve, sepse organet janë ato të cilat delegojnë detyra dhe delegojnë funksione”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI.

    I pyetur për mundësinë që Talat Xhaferi të jetë anëtarë i kryesisë së BDI-së, Xhaferi tha se edhe vetë Talat Xhaferi ka dilema rreth kësaj çështje.

    Gazetarja: Tani ka të drejtë ose nuk ka të drejtë zoti Talat Xhaferi të jetë pjesë e kryesisë, meqë edhe neni 50 i Statutit të BDi-së thotë se kryesia është organ politikë ekzekutivë dhe është organ vendimmarrës?

    Xhaferi: “Po është organ ekzekutiv. Unë besoj se edhe zoti Talat Ka dilema, edhe juristët. Por unë kam thënë se ne do ta shqyrtojmë…”, u përgjigj Xhaferi.

    Gazetarja: Ai ishte shumë i prerë, ai tha se nuk ka kushtetutë që ma ndalon të jem anëtar i Kryesisë?

    Xhaferi: “Në Kushtetutë ka një paragraf, ku thuhet, megjithatë edhe zoti Talat Xhaferi thotë që mund të jetë anëtarë, por pa të drejtë vendimmarrje, pa të drejtë vote. Nëse kjo është dilema që të jetë anëtarë i kryesisë së BDI-së, pa të drejtë vendimmarrje, atëherë ç’kuptim ka”, deklaroi Talat Xhaferi, BDI.

    Xhaferi u shpreh i prerë se nuk ka ambicie për kryetar të BDI-së dhe se “Grupi i zjarrit” asnjëherë nuk do të lejoj që Artan Grubi të merr kryesimin e partisë.

    Gazetarja: Ambiciet për kryetar të BDI-së nga “Grupi i zjarrit” në Kongresin e ardhshëm?

    “Unë nuk kam dëgjuar. Në “Grupin e zjarrit” ka një ambicie, ose ka një qëndrim dhe një qëllim, që ta them kështu, t’ja hjek dushkun, që Zoti Artan Grubi nuk është ai i cili do të lejohet nga grupi i zjarrit dhe flakës që të merr kreun e BDI-së, që tentativa të tilla ka pas, por nga grupi i zjarrit askush nuk ka pretendime të atilla. Në momentin kur do të vij, të jemi shëndosh e mirë që zoti Ahmeti nuk donë ose nuk mundet, atëherë në ato rrethana do të konsultohen organet partiake se si më tutje”, tha Xhaferi.

    Gazetarja: Po ju personalisht keni ambicie të tilla?

    “Jo jo skam, për këtë jam shumë i qartë. Kur më kanë pyetur këto shokët e “Grupit të zjarrit” se u bë tashme kjo reklamë, ju kam thënë dëgjoni, unë jam gjithë jetën bashkëpunëtor me Ali Ahmetin, vij nga i njëjti fshat, jemi me të njëjtin subjekt edhe po të më lutni ju, edhe po të jetë e mundur kjo, unë nuk e bëjë këtë. Sepse kam respekt ndaj krahinave tjera, sepse do të shkonte një nga Zajazi dhe vjen prap ky nga Zajazi”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ditëzinj, pa universitet dhe pedagogë, jemi pa Atdhe!

    Lajmi i rradhës

    MPJ kërkon falje, Osmani e priti ambasadoren sllovene me flamurin e Sllovakisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë