MPPS – SAShK, në fund të javës pritet zgjidhje për pagat në arsim

    Pas takimit me kryetarin e Sindikatës për Arsim dhe Shkencës, Jakim Nedellkov, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska tha se deri në fund të javës pritet të gjendet zgjidhje për pagesën e punonjësve në çerdhe. Nga ana tjetër Nedellkov u shpreh se deri nesër pritet të arrihet marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për rritjen e pagave në arsim dhe për marrëveshjen e re kolektive e cila do të vlejë edhe për punonjësit në çerdhe.

    “Po afrojmë qëndrimet e të dy palëve, megjithatë na duhet kohë që të mundemi që propozimet që janë dhënë nga SAShK dhe propozimet e MPPS-së t’i harmonizojmë brenda në institucionet tona dhe deri në fund të javës besoj se të enjten ose të premten do ta kemi zgjidhjen përfundimtare që është në interes të MPPS, SAShK dhe punonjësve në çerdhe dhe është në korniza të ligjit”- deklaroi Jovana Trençevska, Ministre Punës dhe Politikës Sociale

    “Ajo që do të dakordohet në lidhje me rritjen e pagave në veprimtarinë e arsimit, do të vlejë edhe për përkujdesjen e fëmijëve. Definitivisht ajo që është dakorduar me njërin dhe me tjetrin ministër, gjegjësisht me grupet e punës e të dy ministrive, që edhe marrëveshjet kolektive do të nënshkruhen në kornizën përkatëse, gjegjësisht termin për të cilin jemi afër për përcaktim. Rreth MASh, ku jemi nën mbulimin e ndërmjetësuesit, afati mbaron nesër dhe besoj që deri nesër do të mbarojmë”– deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

    Lajmi Paraprak

    Kjo video nuk është nga pushtimi rus në Ukrainë, por para dy vitesh!

    Lajmi i rradhës

    Qeveria do të ndihmojë bujqit me tre denarë shtesë blerjen e mollëve dhe orizit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë