MSh informon: Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend

    Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) në mbledhjen e sotme kanë diskutuar për më shumë propozim masa, për të cilat në mënyrë plotësuese do të sillen vendime dhe konkluzione.

    Gjatë mbledhjes së Komisionit u shqyrtua propozimi për shkurtimin e kohës së izolimit të personave pozitiv nga testimi i SARS-Cov-2 të cilët janë raste a-simptomatike. Për këtë propozim anëtarët do të sjellin vendim pas një diskutimi i cili do të pasoj ditëve në vijim.

    Gjatë mbledhjes së sotme KSI-ja gjithashtu shqyrtoi edhe mundësin eventuale për ndryshimin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë 2021/2022. Vendimi për këtë do të sillet pak para fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë, me çrrastë vendimtare do të jetë gjendja epidemiologjike në vend. Megjithatë çdo vendim eventual për fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë do të jetë në pajtim me Ministrinë e Arsimit.

    Lajmi Paraprak

    Vizita e kryeministrit bullgar shtyhet për një afat të pacaktuar

    Lajmi i rradhës

    Gjermania ka mungesë të fuqisë punëtore

    Lajme tjera

    Beteja milionëshe për vota

    Fushata zgjedhore në Kosovë është një garë milionëshe. Ndonëse partitë politike janë të obliguara t’i raportojnë shpenzimet, vëzhguesit…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë