MSh nuk i planifikon në kohë transplantimet e zemrës të qytetarëve në RMV

    Njerëzit me mbështetje mekanike të zemrës kanë frikë për jetën e tyre. Bëhet fjalë për pacientë, zemra e të cilëve nuk mund të funksionojë në mënyrë të pavarur, andaj duhet të mbajnë në trupin e tyre një lloj pompe me bateri ose rrymë që e qarkullon gjakun. Por këto pajisje kanë jetëgjatësi prej pesë viteve. Ky afat u ka skaduar tashmë dhjetëra personave, por shteti ende nuk ka njoftuar se do të thirren për transplantim nga ndonjë donator i vdekur. Në tre vitet e fundit, rreth dhjetë pacientë të tillë kanë vdekur për shkak të pakujdesisë së autoriteteve, shprehen nga shoqata “Zemra e guximshme”.

    “Ka pacientë që i mbajnë pompat katër vjet kurse garancia e prodhuesit për këtë lloj pompe është deri në pesë vjet… e dimë se do të flemë, por nuk e dimë nëse do të zgjohemi”, tha Vasko Joleski – kryetar i shoqatës “Zemra e guximshme”.

    Edhe pse disa herë kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, deri më tani nuk ka ndodhur.

    “Kemi pasur dy takime të planifikuara. Unë shkova në vendngjarje në krizën më të madhe të Covid-it, por fatkeqësisht ministri nuk na priti. Në shumicën e rasteve, pacientët me mbështetje mekanike, nuk vdesin nga problemi në zemër, por nga komplikime me sulme në tru, për shkak të koagulimit të gjakut, e prodhuar nga vetë pompa”, deklaroi Vasko Joleski – kryetar i shoqatës “Zemra e guximshme”.

    Në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë rreth 20 persona me mbështetje mekanike të zemrës, gjysma e të cilëve janë të rinj. Ndryshe nga te ne, jashtë vendit, thonë nga shoqata, këta persona kanë përparësi gjatë transplantimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rritet përdorimi i barnave kundër depresionit, konsumatorët më të mëdhenj janë europianët

    Lajmi i rradhës

    Kërcënohet infermierja që denoncoi keqpërdorimet në Onkologjinë e Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë