MSH: Rivaksinohen 46 për qind e popullatës së rritur

    Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 2.919 doza të vaksinave prej të cilave 565 janë aplikuar si dozë e parë, 1.286 janë rivaksinuar ndërsa 1.068 qytetarë e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës. Përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar 800.357 qytetarë, janë rivaksinuar 766.521, ndërsa dozë të tretë kanë pranuar 2.356 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

    Pesëdhjetë e tre për qind e qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullatës nga mosha 18 deri në moshën 39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.

    Mbulimi me vaksinimin me një dozë të popullatës së rritur është 57 për qind, dhe mbulimi me dy doza mbulon 46 për qind të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35 për qind e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

    Lajmi Paraprak

    Thomas Edison shpiku llambën elektrike ndriçuese

    Lajmi i rradhës

    FIFA: Maqedonia stagnon, Shqipëria ngritet për 3 pozita

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë