MSH: Vaksinimi po zhvillohet pa ndërprerje, deri dje janë vaksinuar gjithsej 652.340 qytetarë

    Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerje në të gjitha pikat e vendit, ndërsa në vijim është vaksinimi në terren, kanë njoftuar sot nga Ministria e Shëndetësisë që sipas tyre deri ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 652.340 qytetarë.

    Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 13.398 qytetarë, ndërsa dje janë vaksinuar 17.099 qytetarë. Në vend gjithsej janë aplikuar 1.152.274 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 499.934 qytetarë.

    “Me shifrat e fundit 70 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 67 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, 63 për qind mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 54 për qind e popullatës mbi 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës”, theksohet në kumtesën e MSH-së.

    Siç qëndron në kumtesë, qytetarët vaksinohen pa terminë të caktuar në pikat ekzistuese të vaksinimit nëpër vend. Siç theksohet, procesi i vaksinimit një terren, zhvillohet në territorin e mbarë vendit me rotacion të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje. Nga MSH thonë se fëmijët prej moshës 12 deri 18 vjeç vaksinohen në pajtueshmëri me prindin.

    “Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe mënyrë e vetme që të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinim të kompletuar parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe ulen gjasat për t’u sëmurë si dhe epilog fatal të së njëjtës”, qëndron në kumtesën e MSH-së.

    Lajmi Paraprak

    Befasia e ankandit: 85mijë euro për fanellën e Zidane, që nuk dihet nëse e ka veshur

    Lajmi i rradhës

    Ulet numri i viktimave dhe të hospitalizuarve me Covid-19 në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë