Muaji i shenjtë i Ramazanit, BFI jep udhëzime për besimtarët

    FALJA E NAMAZIT TË PARË TË TERAVISË: 18.02.26 (E MËRKURË)
    DITA E PARË E AGJËRIMIT: 19.02.2026 (E ENJTE)

    Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazuar në vendimet e mbledhjes së rregullt, njofton opinionin dhe besimtarët se Muaji i Bekuar i Ramazanit fillon më 19 shkurt 2026 (e enjte), ndërsa namazi i parë i teravisë falet më 18 shkurt 2026 (e mërkurë), përcjell Nistori.

    Nga BFI thonë se të gjitha myftinitë, xhamitë dhe institucionet edukativo-arsimore obligohen që aktivitetet fetare gjatë këtij muaji t’i realizojnë në përputhje me vendimet e rijasetit dhe programet përkatëse, duke respektuar sugjerimet e BFI-së.

    “Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazuar në vendimet e mbledhjes së rregullt, njofton opinionin dhe besimtarët se Muaji i Bekuar i Ramazanit fillon më 19 shkurt 2026 (e enjte), ndërsa namazi i parë i teravisë falet më 18 shkurt 2026 (e mërkurë). Të gjitha myftinitë, xhamitë dhe institucionet edukativo-arsimore obligohen që aktivitetet fetare gjatë këtij muaji t’i realizojnë në përputhje me vendimet e Rijasetit dhe programet përkatëse, duke respektuar parimet e fikhut hanefi dhe rregullat institucionale të BFI-së. Sadekatul Fitri dhe zekati të paguhen sipas standardeve të përcaktuara, ndërsa mjetet e grumbulluara të destinohen për fondin e mirëmbajtjes së Medresesë “Isa Beu” dhe Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup.”, thonë nga BFI. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Teqeja Harabati Baba në Tetovë bëhet përfundimisht pronë e BFI-së

    Lajmi i rradhës

    Administrata dhe Avokati i Popullit në kundërthënie për të dhënat e përfaqësimit në vitin 2024

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë