Muajin tjetër, propozim për aneks të marrëveshjes që të zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

    Propozim-ligji për aneks të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër muajin e ardhshëm do t’i paraqitet Kuvendit, i cili do të zgjas afatin e ndërtimit, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski. Ende është duke u negociuar për sa kohë do të zgjatet afati për autostradën, i cili skadon muajin tjetër me aneksin aktual të kontratës me kontraktorin kinez “Sinohidro”. Aneksi i ri nuk siguron mjete shtesë për realizimin e projektit nga 598 milion euro aktualisht të parashikuara.

    “Gjatë qershorit, ne do të hyjmë në Kuvend, me aneks të marrëveshjes për këtë autostradë, që do të thotë zgjatje e afatit të ndërtimit. Për momentin, Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” po negocionojnë së bashku me Ministrinë e Transportit me kontraktorët dhe kreditorët deri në afatin përfundimtar për të ndërtuar këtë autostradë dhe për të zgjatur afatin. Por është e rëndësishme që mjete shtesë të mos parashikohen në këtë moment”, tha Boçvarski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarve, pasi ishte vaksinuar në pikën e vaksinimit në Shtip.

    Përparimi i punimeve në autostradë është 62 për qind dhe Ministria e Transportit për një muaj e gjysmë ka miratuar 20 nga 70 projektet e planifikuara të infrastrukturës për ndryshime në udhë.

    “Punimet në autostradë janë me një përparim prej 62 për qind, që do të thotë se nga shuma e përgjithshme prej 598 milion euro në këtë objekt më të madh të infrastrukturës në vend, 62 për qind janë realizuar. Përqindja e mbetur e realizimit është duke u punuar. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve gjatë një muaj e gjysmë miratoi 20 projekte të infrastrukturës, të cilat në 20 pozicione japin një shans për zhvillim edhe më të shpejtë të ngjarjeve dhe ndërtimin e kësaj autostrade. Kjo është shumë e rëndësishme për mua për shkak të 70 projekteve të infrastrukturës që na kanë arritur për 70 ndryshime në këtë rrugë, ne tashmë kemi miratuar 20. Ne po hapim një front të fortë në këtë sezon ndërtimi për të vazhduar aktivitetet”, tha Boçvarski.

    Ndërtimi i autostradës nga Kërçova për në Ohër me një gjatësi prej 57 kilometra filloi në vitin 2014 dhe sipas marrëveshjes fillestare supozohej të ishte gati në vitin 2018. Për shkak të problemeve me udhë, afati i ndërtimit u zgjat për qershorin e këtij viti.

    Lajmi Paraprak

    Videoja virale “Charlie bit my finger” do të dalë në ankand dhe do të fshihet nga YouTube

    Lajmi i rradhës

    Sëmundjet që vijnë nga të ushqyerit keq dhe kujdesi që duhet të tregoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë