Mucunski: Më 18 qershor, një protestë e madhe popullore nga VMRO-DPMNE-ja

    Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski tha se Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka marrë vendim që më 18 qershor të mbajë një protestë të madhe popullore.

    “Heshtja nuk është një opsion, kjo protestë do të jetë një protestë për ndryshim dhe për një jetë më të mirë,” tha Mucunski.

    Sipas partisë opozitare, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë e vetmja zgjidhje. Mucunski shpjegoi se zgjedhjet janë të nevojshme për shkak të politikave të qeverisë dhe në këtë drejtim foli për krizën energjetike, inflacionin dhe rritjen e kostove të kompanive. Mucunski shtoi se investimet kapitale janë në nivel të ulët, për BE-në nuk është dhënë asnjë datë, ndërsa problemet në sistemin gjyqësor, siç tha ai, janë vënë në dukje edhe nga faktorët ndërkombëtarë.

    Komiteti Ekzekutiv konstatoi gjithashtu se reformat në administratë janë ngecur, korrupsioni është i lartë dhe ende nuk ka përgjegjësi për aksidentet e trafikut në Laskarci dhe Bullgari si dhe spitalin modular në Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Çka i step gratë nga aplikimi për punë?

    Lajmi i rradhës

    Zendeli: BDI është shkaku i shpërnguljes së shqiptarëve, 22 mijë më pak vetëm nga Gostivari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë