Zendeli: BDI është shkaku i shpërnguljes së shqiptarëve, 22 mijë më pak vetëm nga Gostivari

    Në emisionin Klan Debat, Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa ka akuzuar BDI-në për shpërnguljen e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, përcjell Nistori.

    ”Regjistrimi i fundit dhe i parafundit distancë 20 vite, Gostivari ka 22 mijë banorë më pak, kush ka qeverisë gjatë gjithë kësaj periudhe dihet se BDI, ju i shpërngulët qytetarët. Faji madh është i juaji, mos u krenoni me zgjedhjet, sepse e dimë se si bëhen ato, nuk ka cikël zgjedhorë nga 2011 e këtej që e ka fituar në mënyrë demokratike” – tha Zendeli nga Lëvizja Besa.

    ”Ne jemi në skenën politike që gjërat me i përmisu, me i ndryshu, edhe kjo garniturë politike ju që bëni pjesë nuk i bën nder shqiptarëve gjith ato afera, gjith ato situata të papastruara nuk ju bën nder askujt” – shtoi Zendeli nga Besa.

    Ndërkohë deputetja Vjollca Ademi i është kthyer Zendelit se nuk keni argumente, por vetëm fjalë apo siç po bëni ju do del se BDI është fajtore edhe për luftën që ka ndodhur.

    ”Mos mendoni se përkrahjen që ia jepni VMRO-së do të rriteni, as kullosa nuk rritet nën hije dhe për krimet dhe korrupsinonin që thatë ka organe denonconi, nuk mundet ju ta nënvlerësoni vullnetin e qytetarit. Siç e shifni përgjigjen e merrni nga anktetat, ndoshta ajo ju ka shti frikën, para fakteve edhe zotat heshtin pse po ikni prej ksaj” tha Vjollca Ademi, deputete e BDI-së.

    Ndryshe, deputeti i VMRO-së Petrusevski tha se, prej se u bë kryetar i LSDM-së Kovaçevski, nuk kanë kontakte.

    ”Prej se Kovaçevski është kryetar i LSDM-së dhe kryeministër ne nuk kemi asnjë informacion dhe asnjë kontakt me LSDM-në, ma shpejt i marrim informacionet nga Bullgaria se sa nga tonët. Ose LSDM dhe kjo qeveri asgjë nuk bën me palën bullgare, ose fshehin diçka nga qytetarët dhe nuk e thonë të vërtetën” – deklaroi deputeti i VMRO-së, Petrusevski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mucunski: Më 18 qershor, një protestë e madhe popullore nga VMRO-DPMNE-ja

    Lajmi i rradhës

    BE: Kontesti mes Shkupit dhe Sofjes të zgjidhet deri në korrik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë