Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASh – Tetovë

    Pas konsolidimit të nëndegëve dhe interesimit të madh të të rinjëve, në një atmosferë impozante dhe me masovitet përtej pritshmërive, Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët mbajti Kuvendin e 3-të, në të cilin për kryetar dege të FRASH-Tetovë, u zgjodh Muhamed Lala, përcjell Nistori.



    Punimet e Kuvendit i përshëndeti kryetari i degës së ASh Tetovë, Flakron Bexheti, i cili elaboroi procesin disa javor të riorganizimit që kulminoi me rritje drastike të numrit të anëtarëve të rinjë, që pasqyron interesimin e shtuar të të rinjëve për tu aktivizuar në Aleancën për Shqiptarët si shpresë e vetme për tetovarët dhe shqiptarët në përgjithësi.

    Me një fjalë përshëndetëse, para kuvendarëve të FRASh-it u paraqitën edhe Kryetari i Kuvendit Qendrër të ASH-së, Ziadin Sela dhe Kryeytari i ASh-së, Arben Taravari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Jusuf Abduli, kryetar i ri i degës së Alternativës në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    8 këshilla se si të skuqni ushqimet në mënyrë perfekte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë