Muhamed Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni Sekretar Gjeneral i Qeverisë

    Muhamed Zeqiri, përmes një letre ka njoftuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski se jep dorëheqje nga posti i Sekretarit Gjeneral të Qeverisë.

    “I nderuar kryeministër i RMV, z. Dimitar Kovaçevski. Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do tu mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV. Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajësinë time. I nderuari kryeministër, Ju faleminderit për mundësin e dhënë të jem pjesë e përbërjes Tuaj qeveritare dhe Ju faleminderit që besuat në angazhimin dhe përkushtimin tim në punë”, shkruan mes tjerash Zekiri.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski i gatshëm të fshijë “20 për qind” nga Kushtetuta

    Lajmi i rradhës

    Pse po protestojnë sindikalistët?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë