Mungesa e infrastrukturës nëpër vendvotime, pengesë për personat me nevoja të veçanta

    Mungesa e kushteve adekuate gjatë procesit zgjedhor, për personat me nevoja të posaçme, shpesh shkakton diskriminim ndaj këtyre personave. Nënkryetarja e Komisionit Vesna Bendevska thotë se mungesa e kushteve për personat me nevoja të posaçme në zyrat e komisioneve zgjedhore dhe nëpër vendvotime është një problem sistemor i cili duhet të zgjidhet urgjentisht. Sipas saj, KSHZ bashkë me institucionet tjera qendrore dhe lokale është e obliguar që sa më shpjet t’i plotësojë të gjitha kushtet për personat me nevoja të posaçme.

    Duhet të sigurojnë kushte, posaçërisht ku ka përqindje më të madhe me pengesa, jo vetëm fizike, por kemi edhe persona me pengesa në shikim dhe dëgjim, tu sigurojnë që lirisht ta japin votën e tyre për atë që e preferojnë. Kjo do të thotë qasje jo vetëm fizike por edhe mundësi që person me pengesa në shikim ose dëgjim të marrë shoqërim kualitativ dhe përkatës që të mund ta realizojë të drejtën e vetë të votës – Vesna Bendevska, Komisioni KPMD.

    Për këtë arsye nga Komisioni për Pengim dhe mbrojtje nga diskriminimi, thonë se gjatë procesit zgjedhor do të kenë ekipe mobile për të vëzhguar rastet eventuale të diskriminimit.

    Komisioni për pengim dhe mbrojtje nga Diskriminimi njofton se në ditën e zgjedhjeve në zgjedhjet lokale do të jetë mobile, do të reagojë për çdo ankesë që do ta marrë dhe shpresoj që deri atëherë, do të kemi ueb faqe funksionale e cila do të jetë interaktive dhe në të cilën qytetarët jo vetëm përmes telefonit por të mund të paraqesin edhe në atë mënyrë që të mund të reagojmë në kohë – Vesna Bendevska, KPMD.

    Sa i takon qasjes fizike, nga KSHZ thonë se objektet ku janë të vendosura Njësitë rajonale, Komisionet komunale të zgjedhjeve dhe Këshillat zgjedhor, nuk janë në pronësi të KSHZ-së, megjithatë vitin e kaluar kanë siguruar rreth 140 pajisje për të ndihmuar qasjen nëpër objekte të personave me nevoja të posaçme.

    KSHZ gjatë secilit proces zgjedhor ju drejtohet njësive të vetëqeverisjes lokale që gjatë përcaktimit të lokacioneve për organet zgjedhore të kenë kujdes që të njëjtit të kenë qasje për personat me nevoja të posaçme. Edhe pse sipas nenit 25 të Kodit zgjedhor, organet shtetërore janë të obliguara që të sigurojnë gjitha kushtet mes të tjerash edhe ato të hapësirave për të gjithë organet zgjedhore, KSHZ ndërmerr shumë aktivitete në këtë drejtim – njoftojnë nga KSHZ-ja.

    Ditë më parë deri tek Komisioni për anti diskriminim, kishte ankesë nga një person me nevoja të posaçme i cili është ankuar se nuk ka kushte të dorëzojë kandidaturat e listës me kandidatë të pavarur në Komunën e Karposhit. Pas këtij rasti reaguan nga Komisioni për anti diskriminim, pas çka vepruan edhe nga vetë KSHZ./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    IGOR ČOKO: Fotografia ekziston për të lënë gjurmë

    Lajmi i rradhës

    Mbetet i lartë çmimi i perimeve dhe frutave, shkak pandemia dhe temperaturat e larta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë