Mungesa e licencës mbushë fshatrat e Dibrës me mbeturina

    Gjatë fundit të vitit të kaluar pushteti vendor në Dibër nëpërmjet Këshillit të tij solli vendim që ndërmarrja komunale të fillojë grumbullimin e mbeturinave edhe në vendbanimet rurale. Por, përveç fshatit Kosovrast i Poshtëm ku ka filluar grumbullimi i mbeturinave, në fshatra të tjera kjo nuk ka ndodhur.

    Në fshatin më të madh të komunës Dibër, fshati Mogorçë, ka reagime të shumta të banorëve, të cilët potencojnë se të gjithë kërkesat që kanë patur fshatarët nuk janë realizuar kur është në pyetje grumbullimi i mbeturinave. Pakënaqësi ka edhe në fshatrat të tjera të komunës të cilët nëpërmjet bashkësive vendore vazhdojnë të kërkojnë pastrimin e mbeturinave meqë fshatrat shndërrohen në deponi.

    Në një sqarim që dha për gazetën Koha drejtori i ndërmarrjes komunale “Standardi”, Burim Kaba sqaron se problemi kryesor për mosrealizimin të aktivitetit për pastrimin e mbeturinave në vendbanimet rurale, qëndron tek mungesa e licencës.

    “Ne kemi bërë kërkesë për marrjen e licencës në adresë të Ministrisë të Ambientit Jetësorë. Deri tani nuk kemi marrë përgjigje për licencën e cila nevojitet në përputhje me ligjin për të filluar grumbullimin e mbeturinave edhe në fshatra. Prandaj besojmë se ky dokument do të vije shumë shpejt dhe do të fillojmë me këtë aktivitet për të cilin paraprakisht ka sjell vendim edhe komuna Dibër e cila është themelues i ndërmarrjes komunale. Ne si ndërmarrje kemi filluar të grumbullojmë mbeturinat vetëm në fshatin turistik Kosovrast i Poshtëm i cili gjendet në afërsi të banjave. Besojmë se do të fillojë grumbullimi i mbeturinave edhe në fshatra të tjera”, thotë drejtori Kaba.

    Sipas tij ndërmarrja komunale nga themelimi deri tani kur nuk ka patur licencë të tillë.

    Deri sa pritet licenca “famoze”, fshatrat e Dibrës mbyten në mbeturina, deponitë e egra ndotin mjedisin jetësor si asnjëherë deri tani dhe dëmet nga ndotja ndjehen në tokë por edhe në ujërat e këtij rajoni. “Në fshatin më të madh të Dibrës, Mogorçë mbytemi nga mbeturinat edhe pse është siguruar automjet për grumbullimin e mbeturinave nga komuna. Kjo nuk mund të tolerohet dhe situata ekologjike në këtë fshat më të madh të komunës është kaotike”, thotë anëtari i këshillit të komunës Dibër, Zeqir Demoski.

    Ai shpreh revoltin të të gjithë banorëve të fshatit dhe kërkon që komuna të tejkalon këtë problem që është prezent edhe në fshatrat të tjera të komunës. Ai shton se partitë politike nëpër fshatra vijnë kur u duhen votat e pastaj ata harrohen. Fshatrat e bukura të Dibrës si problem kryesor në shekullin e 21 kanë mirëmbajtjen mjedisit jetësor, gjë që nuk duhet të ndodh.

    Lajmi Paraprak

    Hoxha: opozita është bashkuar për t’u përçarë pas zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Së shpejti data për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë