MENAXHIMI I NDËRTESAVE / Shqiptarët ngurrojnë të menaxhojnë

    Komunat shqiptare në Maqedoni kanë shumë pak drejtues të hapësirave banesore. Të dhënat e Komisionit Rregullator për Banim tregojnë se deri në fund të vitit të kaluar me marrëveshje për menaxhimin e ndërtesave prijnë komunat e Qytetit të Shkupit, si dhe Kavadari, Tetova, Manastiri dhe Ohri. Në komunat Vallandovë, Dibër, Demir Kapi, Dojran, Ilinden, Jegunovcë, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonski Brod dhe Pehçevë janë të regjistruara nga një deri në pesë bashkësi të pronarëve.Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator të Banesave, në fund të dhjetorit, numri i përgjithshëm i objekteve të banimit që administrohen nga një menaxher apo komunitet pronarësh është 7582.

    Në gjashtë muajt e fundit apo nga korriku deri në dhjetor 2023 është shënuar një rritje e dukshme e numrit të objekteve banesore që administrohen nga menaxherë të licencuar dhe numri i tyre tani është 5048 (pesë mijë e dyzet e tetë), me një total prej 124.372 (njëqind e njëzet e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e dy) njësi të veçanta, gjegjësisht, banesa dhe lokale afariste.

    Raporti më tej zbardh se në periudhën nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2023, është vërejtur një rritje e numrit të bashkësive të regjistruara të pronarëve. Sipas të dhënave të marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri në mesin e dhjetorit të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 2534 (dy mijë e pesëqind e tridhjetë e katër) bashkësi të pronarëve, në krahasim me të dhënat nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në mesin e muajit qershor të vitit 2023, kur ky numër ishte 2557 (dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë) bashkësi të pronarëve, respektivisht numri bashkësive të pronarëve të fshirë në këtë periudhë raportuese është rritur për 23 (njëzet e tre) bashkësi.

    Të dhënat e lartpërmendura dëshmojnë se interesimi i qytetarëve për zbatimin e dispozitave nga Ligji për banim është në rritje, gjë që tregon se interesimi i qytetarëve është rritur ose ata ndjejnë përfitimet e marra nga i njëjti ligj, gjegjësisht një cilësi më të mirë jete. Numri i përgjithshëm i bashkësive të shuara të pronarëve në periudhën nga viti 2010 deri në muajin dhjetor 2023 është 1136 (një mijë e njëqind e tridhjetë e gjashtë) bashkësi.

    Numri më i madh i komunave nuk kanë emëruar inspektorë për banim. Kjo situatë e vështirëson punën e menaxherëve të licencuar, si dhe funksionimin e bashkësive të regjistruara të pronarëve, por në të njëjtën kohë po shtohen parregullsitë nga ana e menaxherëve, gjë që dëshmohet nga rritja e numrit të paraqitjeve dhe parashtresave nga qytetarët. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, inspektorët e banimit që kanë licencë për inspektor të banimit janë në këto komuna: Qendër, Aerodrom, Karposh, Gazi Babë, Kisella Vodë, Çair, Ohër, Manastir, Kumanovë, Veles, Shtip, Gostivar, Strumicë dhe Kërçovë. Në të gjitha bashkitë e tjera që në komunat e tyre kanë objekte banesore-afariste, afariste-banesore dhe/ose banesore, nuk kanë inspektorë banesash. Fakti që ka mungesë të inspektorëve të banimit në komunat në RMV-së është më se i dukshëm.

    Por, informatat e mbledhura nga komunat dhe komunat e Qytetit të Shkupit, në të cilat ka inspektorë komunalë për banim, janë tregues se prania në terren nga inspektorët komunalë për banim në periudhën e fundit është rritur dukshëm, gjegjësisht Inspektorët komunal të banimit janë më të angazhuar në procesin e zbatimit të Ligjit për banim. Kështu që ky trend pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen me çka do të arrihet qëllimi i zbatimit të Ligjit për banim, i cili është edhe angazhimi më i madh i Komisionit. Njëherësh menaxherë të licencuar kanë nënshkruar kontrata për shërbime menaxheriale në vetëm 20 qytetet, andaj Komisioni pret që të rritet interesimi i firmave për këto leje.

    Akoma nuk është zbatuar iniciativa e Komisionit Rregullator për Banim nga viti i kaluar, që me ndryshime ligjore mundësohet caktimi i menaxherit të përkohshëm në objekte, me çka do të tejkalohej problemi në shumicën e objekteve megjithatë nuk e kanë rregulluar menaxhimin në pjesët e përbashkëta në përputhje me Ligjin për Banim. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    A “vlen” marrëveshja e majit?

    Lajmi i rradhës

    Si raportoi portali Sputnik, zëdhënësi i Kremlinit për zgjedhjet në Maqedoni?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë