Mungesa e parkingjeve në Ohër, problem i vazhdueshëm

    Fotografi ilustruese

    Mungesa e parkingjeve në Ohër problem më vete gjatë sezonit veror! Theksohet aq më tepër gjatë fundjavave kur qyteti buzë liqenit është i stërmbushur. Është e vështirë të pakohesh afër qendrës ose afër liqenit sepse gjithkund është përplot vetura. Kryetari i Komunës së Ohrit Kiril Pecakov rekomandon që në këtë periudhë ata që kanë hotelet afër të ecin në këmbë ose më taksi.

     “Hotelet janë afër jo më shumë se 15 minuta deri në qendër të qytetit, kështu që të gjitha kapacitet akomuduese në një farë mënyre kanë vendet e tyre për parkim dhe do t’i rekomandoj që të shfrytëzojnë ose taksi ose të lëvizin në këmbë, kemi çfarë do lloj infrastrukture. Gjithsesi nuk është e ndaluar të arrijmë deri në qendër të qytetit ka një numër të mjaftueshëm parkingjesh”- thotë Kirill Pecakov, Kryetar i Komunës së Ohrit.

    Pecakov mendon se garazhi me kate do të ishte një zgjidhje adekuate për qytetin dhe do të mënjanonte këtë problem të verës me mungesën e parkingjeve. Kapaciteti i saj do të jetë me mbi 200 vetura, megjithatë një projekt i tillë për të 6 herë i është refuzuar komunës së Ohrit, por Pecakov ka shpresa se kësaj radhe do të ketë përgjigje pozitive.

    “Gjithçka varet nga ministria, ne i bëmë të gjithë gjërat e nevojshme nga ana, pjesët shtesë, me hyrje, ndryshimin e projektit, zvogëlimin për një kat vetëm e vetëm që të fitojmë fonde, por tani është ekip i specializuar i ministrisë së kulturës, nuk është as te komisioni UNESKO-s dhe askund tjetër aty ka qenë dhe ja tani për herë të gjatë se përfundimisht do të kthejnë dhe do ta lejojnë konservimin e vendimit”- thekson ai.

    Kujtojmë se më 1 prill, para fillimit të sezonit veror, çmimet e parkingjeve në Ohër u rritën nga 60 denarë në 100 denarë për 1 orë.

    Lajmi Paraprak

    Pesë fakte rreth Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ‘shtëpia e shkencëtarëve’ që operon në orbitë nga viti 1998

    Lajmi i rradhës

    Deputetët “proeuropianë” të VMRO-DPMNE-së, shpresë për ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë