MUNGESA E VEND-PARKIMEVE NË TETOVË | QYTETARËT I PARKOJNË MAKINAT NË TROTUARE DHE NË HYRJE TË INSTITUCIONEVE

    Qendra e Tetovës/Fotografia: Nistori

    “Për vite tëra, apo më mirë thënë për dekada të tëra, në qytetin e Tetovës, banorët ankohen se nuk ka vend për parkimin e makinave”.

    Në mungesë të vend-parkimeve në Tetovë makinat mund t’i shohësh të parkuara kudo, në trotuare, në gjelbërim, në hyrje të institucioneve.

    Sektori i Punëve të Brendshme paralajmëron masa të rrepta, njëjtë si në të kaluarën. Nga policia thonë se qytetarë të pandërgjegjshëm nuk e vrasin mendjen se ku parkojnë.

    “Këto ditë më shumë do të intensifikohen masat, vetëm për ilustrim, shërbimi merimangë për vetëm dy ditë ka ngritur afër 50 makina të parkuara gabim, kryesisht në pjesën qendrore të qytetit. Por, edhe përkundër masave që ndërmarrim, një numër i madh i tetovarëve dhe atyre të rrethinës, vazhdojnë të parkojnë makinat gabim, sidomos parkim paralel por edhe në zona udhëkryqesh. Si duket shkelësit e rregullave kanë problem me kulturën në komunikacion”, deklaroi Marjan Josifoski zëdhënës i SPB Tetovë.

    Ndërsa qytetarët parkojnë vend e pa vend, parkingjet me pagesë mbesin gjysmë të zbrazëta.

    Me ardhjen e mërgimtarëve, në vend që të gjendet një zgjidhje, Tetova do të bllokohet edhe më shumë. Për shkak të kaosit në komunikacion gjatë muajve të verës Komuna po merr masa për bllokimin e bulevardit “Iliria” për makinat, për një periudhë dy mujore.

    “Bulevardi do bllokohet për interval kohor prej dy muajve, nga sot, deri më 31 të gushtit. Pra gjatë afatit kohor derisa janë këtu mërgimtarët”, tha Zija Qamili, përgjegjës i sektorit për komunikacion – komuna e Tetovës.

    Ndërkohë komuna po shqyrton mundësinë e ndalimit të transportuesve privatë nga fshatrat e Tetovës në qytet. Sipas komunës transportuesit mund të sjellin qytetarët vetëm deri në hyrje të qytetit, por jo dhe brenda tij. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kriza ekonomike në RMV goditi edhe biznesin e luleve

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet (s’)zgjidhin krizën në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë