Si ta ndihmojmë veten për të luftuar ankthin?

    Pikë së pari duhet të kuptojmë se jo të gjitha shqetësimet tona të përhershme shëndrohen në çrregullime të ankthit. Mund të ndiheni në ankth për shkak të një agjende të ngarkuar, për shkak të mungesës së gjumit, presionit në punë apo në shtëpi, por ndonjëherë edhe nga sasia e madhe e kafeinës.
    Nëse stili juaj i jetesës nuk është i shëndetshëm dhe është i mbingarkuar, gjasat janë që të vuani nga këto çrregullime.
    Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të menaxhoni simptomat.

    1. Qëndroni sa më shumë me njerëzit tuaj të dashur. Vetmia apo vetizolimi nxit ose përkeqëson ankthin.

    2. Praktikoni teknikat e relaksimit. Në momentin që ju praktikoni në mënyrë të rregull teknika relaksimi si meditimi, joga, frymëmarrja e thellë, simptomat e ankthit fillon e zhduken ngadalë.

    3. Stërvituni rregullisht. Stërvitja, ecja, vrapi janë teknika më çliruese.

    4. Flini mjaftueshëm. Mungesa e gjumit nxit kriza të forta ankthi dhe një ndjesi irritimi. Përpiquni të flini herët dhe të zgjoheni herët. Gjumi është i pazëvendësueshëm.

    5. Tregohuni të kujdesshëm me kafeinën, alkoolin apo nikotinën. Nëse vuani nga ankthi, përpiquni të hiqni dorë nga këto të tria. Edhe pse cigarja ju duket si ndihmë për t’u qetësuar, nikotina është stimuluesi më i madh i ankthit.

    6. Dhe nëse nuk ia dilni dot vetë, mos ngurroni të kërkoni ndihmën e psikologut. Nëse ankthi juaj nuk nxitet nga probleme mjekësore, sidomos nga ato që lidhen me tiroiden dhe përjashtohet çdo çrregullim mjekësor, miku juaj më i mirë është psikologu. /Persona/

    Lajmi Paraprak

    Mungojnë logopedët në shkollat e Dibrës

    Lajmi i rradhës

    Hodai: Flirtimi i OJQ-ve me partitë politike është i dëmshëm për sektorin civil

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë