Sekretari organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi, nga Tearca e Tetovës, tha se pas daljes së tyre nga qeveria, ishin të shumta sulmet drejtuar kësaj partie, duke filluar nga individë brenda partisë, nga BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët, ndërsa sipas tij, të gjitha këto sulme kishin një qëllim, dobësimin e Alternativës, raporton Nistori.
“Mirëpo vizioni i kryetarit tonë, Afrim Gashi ishte me dashuri dhe qetësi. Ne si sekretar organizativ dhe sekretari i përgjithshëm në disa raste kishim tendenca të marrim disa hapa më radikal, t’i përgjigjemi atyre strukturave me fjalorin e tyre. Por gjithmonë i urti Afrim Gashi, thonte me dashuri dhe qetësi”, deklaroi
Murtezi, duke shtuar se koha ka dëshmuar se ai ka patur të drejtë. Murtezi tha se struktura e partisë dëshmoi se nuk ka forcë e cila mund ta dëmtoj strukturën e Alternativës.
NATO e ka një problem: Bjellorusia po aneksohet gradualisht nga Rusia
Sarah White“19FortyFive” Më 7 tetor trupat polake kufitare raportuan se ishin qëlluar nga homologët e tyre nga Bjellorusia.…