Musa: Balancuesi i ka nëpërkëmbur shqiptarët

    “Nuk i ka përfaqssuar shqiptarët në institucione por vetëm i ka nëpërkëmbur”, kshtu tha në DailyClick në TV21 deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa kur foli për balancuesin dhe shtoi se, balancuesi ishte në shërbim të personave të afëet me pushtetin.

    “Ky balancuesi që është vënë në përdorim vetëm ka shërbyer për individ që kanë qenë te afërt me pushtetin që të punësohen”, tha Musa.

    Por, kjo u mohua nga deputetja e Fronit Europian, Arbana Pasholli e cila tha se nuk mund të mohohet fakti që balancuesi ka bërë avancimin e shqiptarëve dhe përfaqësimin institucional të tyre.

    “Nuk mund të thuhet se balancuesi nuk ka qenë një mekanizëm që ka mundësuar avancimin e shqiptarëve dhe përfaqësimin institucional të tyre”, tha Pasholli.

    Musa i thotë Pashollit: Absurde të thirreni në legjitimitet kur keni vjedhur e zhvatur çdo institucion

    Musa i tha deputetes së Frontit Europian, Arbana Pashollit, se nuk mund të thirren në legjitimitet pasi për 20 vite kanë vjedhur dhe zhvatur çdo institucion ndërkohë tha se kanë luajtur me fatin  e qytetarëve.

    “Nuk mund të thirreni në legjitimitet kur vidhet vota, te luani me fatin e qytetarit që ka nevoja bazike dhe t’i ofroni para se ne do t’iu mundësojmë diçka dhe pastaj të vini në parlament dhe të thirreni në legjitimitet, është absurde”, tha Musa.

    Cilat janë prioritet e VLEN-it në këtë Qeveri?

    Musa tha do t’i mbajnë këto premtime dhe gjatë mandatin katër vjeçar duhet realizuar.

    “Janë katër shtylla që janë shumë kryesore. Njëra është eurointegrimet, e dyta është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, e treta është zhvillimi ekonomik dhe e katërta është decentralizimi fiskal”, tha Musa.

    E pyetur se a të vazhdojnë punimet për korridorin 8 në qeverisjen VMRO-VLEN-ZNAM, deputetja Mimoza Musa tha se nuk ka arsye që të ndërpriten projektet që janë në të mirë të qytetarëve ndërkohë bëri të ditur se kur është folur për rishikime, fjala ka qenë për harxhimet dhe keqpërdorimet që janë bërë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rrezitja, shndërrojeni armikun në mik!

    Lajmi i rradhës

    Mbi ndikimin e luftës në letërsi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë