Musliu: Njerëzit duhet të fotografojnë votën për të qenë “OK” me Vuçiqin

    Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri më tash sipas raportimeve nga mediat serbe, pjesëmarrje e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 12:00 ka qenë 21.33%.

    E këto zgjedhje nuk kanë kaluar edhe pa incidente dhe parregullsi.

    Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu në “X” ka shkruar se serbët po detyrohen të fotografojnë votën për t’ia dëshmuar presidentit Aleksandar Vuçiq.

    “Të ashtuquajturat zgjedhje në Serbi! Njerëzit duhet të bëjnë një fotografi të votës për të qenë në rregull me Aleksandar Vuçiq. Përshëndetje Evropë!”, ka shkruar Musliu.

    Më herët është raportuar se vëzhguesit e CRTA (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi), është sulmuar në Oxhaci të Serbisë dhe automjeti i tyre u shkatërrua.

    Lajmi Paraprak

    Aftet në gojë, ju mungon vitamina B12

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët nuk reagojnë ndaj antibiotikëve, përse ndodh kështu?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë