Myftinia e Tetovës e shpall jolegjitim dhe ilegal vendimin e BFI-së për shkarkimin Nesimit

    Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në mbledhjen e së mërkurës të Rijasetit ka shkarkuar myftiun e Tetovës, Qani Nesimi dhe myftiun e Strugës, Salim Sulejmani.

    Ne një komunikatë drejtuar mediave, BFI informoi se Rijaseti diskutoi dhe analizoi aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame gjatë vitit 2023.

    Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës në mbledhjen e mbajtur sot më 9 nëntor në mënyrë unanime ka sjellë vendim që shkarkimi i Myftiut aktual të Tetovës, Qani Nesimi i bërë në mbledhjen e Rijasetit të BFI të RMV-së, mbajtur më 08.11.2023 është jolegjitim dhe jolegal si dhe emërimi i UD Mufti i Tetovës, Selver Xhemaili është bërë në një mbledhje jolegjitime dhe jo legale të Rijasetit të BFI të RMV-së.

    Lajmi Paraprak

    Pse nënat i braktisin foshnjat? Vetëm këtë vit katër raste të raportuara në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    RAPORTI I KE PËR RMV | Ekspertët: të parandalohet llumi që kalon me flamur të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë