RAPORTI I KE PËR RMV | Ekspertët: të parandalohet llumi që kalon me flamur të BE-së

    Raporti i Komisionit Evropian dha porosi të qarta, udhërrëfyes të cilin vendi duhet ta ndjek pa alternativë, vlerësojnë ekspertët.

    Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” vlerëson se raporti ishte i qartë për detyrimet e Kuvendit, posaçërisht për rregulloren e re dhe flamurin e BE-së në procedura ligjore, shkruan Alsat.

    “Para se gjithash duhet miratuar Rregullorja e re. Kjo është kritika bazë në raport dhe diçka për të cilën diskutohet tre vitet e fundit. Gjithashtu keqpërdorimi i procedurës më flamurin e BE-së është diçka për të cilën duhet të gjendet zgjidhje përmes Rregullores së re apo të parandalohet që i gjithë llumi të kalon me flamur të BE-së. Është një veprim për të cilin shumë vende të rajonit dhe nga BE-ja tallen me ne”, tha Marko Troshanovski, Instituti për demokraci “Societas Civilis-Shkup”.

    Ivana Petkovska nga Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta” gjatë intervistës në Alsat tha se konstatimet në raport ishin të pritshme dhe se të pakta janë shpresat që autoritetet ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të ndërmarrin hapa në drejtim të përmirësimit të gjendjes.

    “Përveç që nuk kemi përparim në luftën kundër korrupsionit është konstatuar se në drejtim të sundimit të ligjit nuk është lëvizur asnjë gurë. Kjo në fakt është pasqyra reale që ne kemi te organet gjyqësore në vendin tonë”, u shpreh Ivana Petkovska, Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta”.

    Raporti i KE-së konstatoi se nuk ka përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se vjetërsimi i lëndëve penale që procedohet kundër profileve të larta është shqetësues.

    Në sferën e ligjvënësit KE theksoi mungesën e dialogut politik, bllokimin e Kuvendit dhe keqpërdorimin e flamurit të BE-së në procedura ligjore me qëllim shmangien e debatit dhe inkluzivitetit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Myftinia e Tetovës e shpall jolegjitim dhe ilegal vendimin e BFI-së për shkarkimin Nesimit

    Lajmi i rradhës

    “T’i trajtojmë disi njerëzit ndryshe”: Nevoja për besim mes serbëve dhe Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë