Naim Bajrami: Opozita shqiptare të refuzojë thirrjen e Mickoskit dhe të tërhiqet nga skenarët e rrezikshëm anti-shqiptar dhe anti-perëndimor

    Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët e krahut të Selës, sot në një paraqitje për media tha se “Mickoski sot i bëri thirrje opozitës shqiptare që të shpalosin koalicionin e fshehtë dhe të bashkohen kundër shqiptarëve”.

    Naim Bajrami tha se “thirrjes së tyre për distancim nga deklaratat e bllokut VMRO, LEVICA dhe ZNAM, opozita shqiptare nuk ju përgjigj por zgjodhi të hesht duke konfirmuar kështu të gjitha konstatimet e tyre”.

    “Mbrëmë Mickoski konfirmoi edhe skenarin për përçarjen e Aleancës për Shqiptarët dhe tentimin e dështuar për ta shuar Aleancën, por të gjithë bashkë e morën përgjigjen nga mijëra anëtarët e simpatizantët tanë. Opozitës shqiptare i bëjmë thirrje sa nuk është vonë, që të bëhen të guximshëm dhe sot të dalin publikisht të refuzojnë thirrjen e Mickoskit dhe të tërhiqen nga skenaret e rrezikshme anti shqiptare dhe anti perëndimore”.

    “Edhe nëse jeni të kapur, të shantazhuar, të kushtëzuar nga Mickoski ose cilado strukturë tjetër, ju sigurojmë se ne do të ju mbrojmë dhe shpëtojmë, vetëm mos pranoni të shisni interesat kombëtare dhe t’i shërbeni VMRO-së, Mickoskit, Moskës e Putinit”, tha Naim Bajrami./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Taravari nga Shkupi: Nevoja për ndryshim është e madhe, jemi të vetëdijshëm se çfarë detyre na pret

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet me vitaminë A 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë