Naim Bajrami: qeveria e re nuk do të bëhet pa deputetët e “Frontit Europian”

    Naim Bajrami nga “Fronti Europian” sot ka folur në lidhje me Qeverinë e re.

    Ai deklaroi se asnjë garniturë e re qeveritare nuk do të bëhet pa deputetët e “Frontit Europian”.

    I pyetur për koment mbi deklarata e opozitës shqiptare VLEN, të cilët thonë se janë përfaqësuesit e vetëm të votës së pastër shqiptare, Naim Bajrami nga Fronti Europian tha se këto janë thirrje raciste dhe se vota është e qytetarëve.

    Bajrami tha se edhe “Fronti” përfaqëson votën shqiptare pasi kryesohet nga 4 parti shqiptare.

    “Vota është e qytetarëve dhe votat e pastra janë thirrje, mot të them, raciste. Ne jemi parti politike shqiptare, kryesuese të Frontit Europian dhe sigurisht që do të thirremi në përfaqësimin që bëjmë për shqiptarët dhe normal që do të thirremi në atë legjitimitet”, tha Bajrami.

    Ai foli edhe për tubimin përmbyllës në Tetovë, duke thënë se i njëjti do të mbahet./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Transparency International: nivel i lartë i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Tubimi në Tetovë mollë sherri mes “Frontit Europian” dhe VLEN-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë