Tubimi në Tetovë mollë sherri mes “Frontit Europian” dhe VLEN-it

    Dy blloqet politike shqiptare Fronti Europian dhe VLEN kanë paralajmëruar se në të njëjtën dite dhe në të njëjtin vend, më 6 maj në sheshin Iliria të Tetovës do të mbajnë tubim në kuadër të fushatës zgjedhore.

    Meqenëse është e pamundur, njëra palë do të duhet të tërhiqet, por tani për tani mbetet e paqartë, pasi të dy blloqet insistojnë.

    Nga VLEN thonë se kërkesën e kanë dorëzuar me 18 prill, ndërsa shtojnë se oponentët e tyre kërkesën e kanë dorëzuar më vonë. Ata sot publikuan edhe një dokument.

    “Konform informacioneve që kemi ne si shtab i VLEN-it ne kemi dorëzuar kërkesën tonë zyrtare konform deri tek komuna e Tetovës dhe organet e rendit se me 18 prill do të mbajmë tubimin. Nga ana e oponentëve ka një kërkesë që është adresuar para dy-tre ditësh, kështu që kemi edhe vendim kompetentë nëse ata konsiderojnë se kanë të drejtën le ta ofrojnë kërkesën e arkivuar se me cilën datë e kanë arkivuar në organet e rendit”, tha Rijat Shaqiri – VLEN.

    Naim Bajrami nga Fronti Europian thotë se ata e kanë në plan që të mbajnë tubimin dhe se nuk ka dëgjuar që edhe VLEN ka një plan të tillë.

    “Mendoj plani është që ta mbajmë, nëse nuk ndryshon diçka brenda kohës por për arsye teknike mund të ndryshojë jo për arsye tjera. Mendoj se plani është që ta mbajmë dhe ata që merren me organizime brenda Frontit Europian janë dakord që të mbahet me gjashtë maj në Tetovë në sheshin Iliria dhe njëherë të dëshmojmë përkrahjen e madhe të qytetarëve dhe mbështetjen që kemi tek ata. Unë tash kuptoj se edhe ata kanë, ne jemi marrë me organizimin tonë me takimet me qytetarët por edhe me tubime më masive dhe nuk e kam menduar dhe as që e kam ditë që ata do ta mbajnë me gjashtë maj”, tha Naim Bajrami – Fronti Evropian.

    Ndërkohë nga SPB Tetovë thonë se deri te ata më 12.04.2024 është dërguar kërkesë për tubim nga Koalicioni “Fronti Evropian”, ndërsa më 22.04.2024 është dërguar kërkesë nga Koalicioni “VLEN”.

    Gjithashtu nga SPB Tetovë njoftojmë se në lidhje me rastin konkret po veprohet dhe nëse konstatohet sjellje e papërshtatshme do të njoftohet publiku.

    Lajmi Paraprak

    Naim Bajrami: qeveria e re nuk do të bëhet pa deputetët e “Frontit Europian”

    Lajmi i rradhës

    Pas 32 vitesh, Maqedonia e Veriut thuajse e pavarur në aspektin energjetik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë