Nakov për rastin “Tortura”: Vendimi i Këshillit Penal hapi dilemën e vlefshmërisë juridike

    Paqartësitë juridike në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale për rihapjen e rastit “Tortura”, për arrestimin brutal të Lube Boshkoskit. Disa nga juristët që kemi kontaktuar thanë se ekziston mundësi teorike, që gjykata ta kërkojë këtë, kur ka ekspertiza të ndryshme – të mbrojtjes dhe prokurorisë. Atëherë nëse gjykata nuk mund të bëjë dallimin, gjykata mund të urdhërojë një super ekspertizë. Prokuroria ka dorëzuar dy raporte ekspertësh mbi gjendjen mendore të Boshkoskit, ndërsa avokatët e të akuzuarit Sasho Mijalkov dhe gjashtë pjesëtarët e “Alfave”, nuk kanë paraqitur prova të tilla. Gjykata kishte dilema dhe pyetje pa përgjigje – cili nga të pandehurit cilat veprime i ndërmori, por edhe me çfarë intensiteti. Ish-prokurori Aleksandar Nakov theksoi përsëri:

    Video materiali i paraqitur në sallën e gjyqit është tregues i veprimeve të ndërmarra. Në regjistrim shihet çdo veprim individualisht – deklaroi Aleksandar Nakov, ish-prokuror.

    Prokuroria u befasua nga vendimi i gjykatës, sepse ata prisnin një vendim të ri për Sasho Mijalkovin. Ata do të presin shpjegimin me shkrim të gjykatës, për të parë se cili është formulimi i saktë për shkak të të cilit, Penalja vendosi të rihapë gjykimin kundër ish-drejtorit të policisë sekrete. Janë caktuar seanca të reja – në 8 dhe 14 korrik, ku prokuroria ka të ngjarë të sqarojë provat dhe faktet. “Tortura” filloi të gjykohet në vitin 2018. Por në mes të procesit, gjykimi rifilloi, sepse një anëtar i jurisë dha dorëheqje. Akuzohen Sasho Mijalkov dhe gjashtë policë – pjesëtarë të ish njësisë “Alfa”. Ish-drejtori i DSK-së tashmë është dënuar me 20 vjet burg. Ai mori 12 vjet për përgjimin e paligjshëm të dekadës, ndërsa për prokurimin e pajisjeve të përgjimit në policinë sekrete, tetë vjet. Në rastin e arrestimit të Boshkoskit, parashikohet dënim me burg prej tre deri në tetë vjet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sami Frashëri: Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij

    Lajmi i rradhës

    Filmat që sollën ndryshime në shoqëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë