Narrativa parazgjedhore edhe më e ashpër

    Afrimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ka ashpërsuar retorikën në komunikimin publik. Premisat se këto zgjedhje do të jenë ndryshe, sa i takon raportit mes aktorëve politikë, mediave dhe qytetarëve janë të vogla.

    Sipas hulumtimit të Institutit për hulumtime (IHSPJ) që ka marrë në konsideratë narrativat publike të muajve të fundit, monitorimin e partive politike dhe politikanëve në rrjetet sociale, mediat, e të tjera formulohen në “përshkrimin e botës bardh e zi”, “ne kundrejt jush”… por më shqetësues është trendi i shfrytëzimit të kanaleve zyrtare qeveritare të komunikimit për propagandë partiake.

    Rezultatet e deritanishme të monitorimit katër mujor (shtator-dhjetor 2023) tregojnë për një rritje të numrit të narrativave të vërtetuara të dëmshme dhe tregojnë mundësinë që me afrimin e datës së zgjedhjeve, retorika “e dëmshme” do të përshkallëzohet dhe do të bëhet gjithnjë e më e pranishme në mediat. Në hulumtim vërehet se me postimet, promovimet dhe propagandën partiake në profilet zyrtare në Facebook, kryeministri dhe ministrat kanë shkelur drejtpërdrejt parimet e profesionalizmit dhe paanshmërisë në komunikimin e përfaqësuesve të qeverisë, por edhe Kodin e Etikës së qeverisë për nëpunësit publikë. Kjo ndikon negativisht në besimin në aftësinë e tyre për të punuar në mënyrë të paanshme për të mirën e të gjithë qytetarëve.

    “Rezultatet e monitorimit dhe analizës tregojnë se në faqet e partive në Facebook shpesh u paraqiten gjetje të paverifikuara, si dhe akuza të paargumentuara për korrupsion, jotransparencë, joprofesionalizëm, abuzim me detyrën…, si bazë për të sulmuar kundërshtarët politikë. Retorika e partive kryesore politike bazohet në përdorimin e fjalëve dhe formulimeve që denigrojnë një kundërshtar politik ose një grup të caktuar njerëzish për të shkaktuar përçarje. Kjo narrativë polarizuese në këta dy muaj më së shumti buron nga akuzat mbizotëruese për lidhje me blloqet ‘pro-evropiane dhe ‘antievropiane’. Në media, në shumicën e rasteve, narrativat e dëmshme ‘prodhohen’ nga aktorët politikë, jo nga gazetarët. Në nëntor dhe dhjetor, ka pasur një rritje të lehtë të postimeve me narrativa të dëmshme në mediat online. Dhe ky raport dominohet nga praktika e transmetimit në mënyrë jokritike dhe të njëanshme të akuzave të paverifikuara nga aktorët politikë, zakonisht në formën e njoftimeve partiake të transmetuara plotësisht dhe fjalimeve të politikanëve”, konstatohet në hulumtim.

    Ku më tej shtohet se devijimet serioze nga standardet profesionale gazetareske, raportimi i njëanshëm dhe jo objektiv, jo vetëm që ndikojnë negativisht në diskursin publik dhe ndotin hapësirën mediatike, por cenojnë edhe parimet bazë të demokracisë dhe debatit të hapur.

    Periudha e dy muajve të fundit kur narrativat toksike përkuan edhe me formimin e qeverisë teknike, e cila duhet të merret me realizimin e zgjedhjeve. Qëllimi i hulumtimit është që të potencohen standardet dhe rregullat etike ku duhet të bazohen aktorët politikë dhe mediat në mënyrë që mjedisi publik të filtrohet nga gjuha e urrejtjes. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    PROBLEMI I PASAPORTAVE PËR TË RINJTË / Sivjet jo për punë sezonale jashtë

    Lajmi i rradhës

    Prej sot mund të verifikoni nëse gjendeni në listën zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë