“Ndërmarrja e pyjeve diskriminon shqiptarët”

    Fotografia është ilustruese

    “Urrejtje, neglizhencë, diskriminim në bazë etnike dhe keqpërdorime të shumta të detyrës zyrtare”, këto janë vetëm disa nga akuzat e zëvendës drejtorit të “Pyjeve Kombëtare”, Safet Miftari për drejtorin e të njëjtit institucion, Valentin Gruevski. Në ditën e parë të punës, Miftari thotë se kishte kërkuar që të paktën emri i tij të shkruhet në gjuhën shqipe, por pas kësaj kërkese, sipas tij shqipja u hoq me sprej të zi edhe nga tabela në pjesën hyrëse të institucionit.

    “Kemi 10 sektorë ku janë nga ata 10 asnjë të emëruar shqiptar, kërkova që të paktën 3 të menaxhojmë ne, kërkova që të paktën 3 zëvendës sektorësh të menaxhojmë ne, nuk ndodhi edhe ajo, hasi në vesh të shurdhër. E njëjta situatë ndodhë edhe me njësitë rajonale, pra këtë ndërmarrje publike e përbëjnë 30 njësitë rajonale, pra në çdo qytet nga një drejtor, gjithashtu edhe te ato drejtorë, ne me numër edhe në bazë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat apo përqindjes, na takojnë 9 drejtorë, nuk është bë edhe ajo, janë vetëm 3 nga BDI-ja”, deklaroi Safet Miftari, zëvendës drejtor i “Pyjeve Kombëtare”.

    Në këtë institucion me mbi 1,800 të punësuar, shqiptarët përfaqësohen me më pak se 5 për qind. Edhe pse zëvendës drejtor, Miftari thotë se nacionaliteti i tij e shtynë drejtorin që atë të mos e llogarit fare, madje më shumë kompetenca t’u jep punonjësve të thjeshtë se sa atij. Miftari ngre dyshime edhe për kurdisje tenderësh, me çka paralajmëroi padi penale.

    “Nëse nuk ndërmerren masa bëj apel deri te institucionet përkatëse, duke filluar nga agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe, antikorrupsioni, policia financiare të ndërmerren masa sepse unë do të bëj edhe padi penale ndaj personit në fjalë nëse nuk ndërmerren masa të parandalohen keqpërdorimet, kemi dyshime se edhe firma qeveritare këtu kurdisin tenderere”, shtoi Safet Miftari, zëvendës drejtor i “Pyjeve Kombëtare”.

    Ai shtoi se edhe pse ka kërkuar, nuk i jepet qasje në listën e plotë të të punësuarve pasi çdo ditë në zyra sheh njerëz të ri, që i sjell partia Liberal Demokrate. Alsat kontaktoi me drejtorin Valentin Gruevski i cili këto akuza i cilësoi si marrëzira ndërsa Miftarin si njeri konfliktuoz. Ai e pranoi se vetëm 3 shqiptarë janë udhëheqës të njësive rajonale, por sipas tij, në institucion s’ka shqiptarë inxhinier të pyjeve, që është kusht për të qenë drejtor sektori apo i njësitit rajonal. 

    Lajmi Paraprak

    Viti shkollor 2023/24 në RMV mund të fillojë më 11 shtator

    Lajmi i rradhës

    Turizmi në Maqedoni shënon rritje të numrit të turistëve të huaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë