NDËRMARRJET KOMUNALE MË PROBLEMATIKE | Të punësuarve në Dibër nuk u paguhen kontributet!

    Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë të cilët me aktivitetet e tij i mbulon njësia e Fondit për shëndetësi në Dibër, vazhdon të jetë prezent problemi i të punësuarve për të cilët nuk paguhen kontribute. Për disa nga ndërmarrjet ky problem është shumëvjeçar, kurse për disa firma më të vogla problemet janë të kohëve të fundit. Për këtë problem ka patur dhe ka reagime të shumta nga ana e punëtorëve të cilëve u cenohet e drejta që u takon me ligjin për marrëdhënie pune, por reagime ka edhe nga partitë politike që veprojnë në Dibër, shoqatat qytetare dhe mbar dibranët. Sidomos kjo ka të bëjë me mospagesën e kontributeve në tërësi në ndërmarrjet komunale të të dy komunave.

    Të dhënat të Njësisë të Fondit për shëndetësi në Dibër thonë se ky problem është prezent në katër ndërmarrje publike dhe firma private. Burimi i njëjtë potencon se më problematike është situata në ndërmarrjet komunale të Dibrës dhe të komunës Qendër Zhupë. Në ndërmarrjen komunale publike “Standardi”, e cila themelues ka komunën Dibër, problemi është shumëvjeçar. Drejtori i ndërmarrjes komunale publike “Standardi” Burim Kaba, me kërkesë të anëtarëve të këshillit të komunës Dibër disa herë ka dhënë sqarime rreth problemit të mos pagesës të kontributeve për shëndetësi dhe sigurim pensional dhe invalidor. Ai ka sqaruar se viteve të fundit bëhet pagesa edhe e kontributeve por “gropa” që ka ngel pa paguar kontribute nga disa vite më parë e që faktikisht duhet të paguhet tërësisht për të që punëtorët të gëzojnë të drejtat tyre ligjore për shëndetësi dhe sigurim pensional dhe invalidor duhet.

    Sqarimet e drejtorit Kaba janë bërë disa herë dhe janë kërkuar zgjidhje të problemit. Por deri tash kjo nuk ka ndodhur, gjë që vazhdon të irritoj afro 100 të punësuar. Për shkak të kësaj situate punëtorët të cilët dalin në pension, dalin me pensione shumë të ulëta. Poashtu ka patur shumë raste kur punëtorë të kësaj ndërmarrje publike sëmuren, për fat të keq edhe me sëmundje të rënda dhe ballafaqohen me probleme financiare. Në këtë drejtim drejtoria e ndërmarrjes komunale të viteve të fundit ka paguar faturat të të sëmurëve por kjo ndodh kohëve të fundit meqë më parë vet punëtor të sëmur kanë paguar shërbimet shëndetësore. Drejtoria poashtu potencon se ka një far korrektese me institucionet shëndetësore në Dibër që punëtorëve të ndërmarrjes komunale të mos u merren mjetet financiare gjatë vizitave.

    Në kontinuitet është kërkuar që themeluesi i ndërmarrjes komunale, respektivisht komuna Dibër të ndërmerr obligimet e saj të paguajë mjetet për kontributet të cilët vazhdojnë të paraqesin një “gropë”, me qëllim që punëtorët të gëzojnë të drejtat e tyre ligjore. Problemi është akut edhe me ndërmarrjen komunale “Kale”, në komunën rurale Qendër Zhupë.

    Sipas njësisë të Fondit për shëndetësi edhe kjo ndërmarrje nuk i ka mbuluar tërësisht pagesat të mëparshme për kontribute. Poashtu kontribute nuk kanë paguar as disa firma private të cilat janë themeluar dhe për një kohë të shkurtër janë mbyllur, thotë burimi i njëjtë. Analizat e kësaj problematike sqarojnë se mbi 100 punëtor në të dy komunat nuk gëzojnë të drejtat që u takojnë me ligj e që kanë të bëjnë me sigurimin shëndetësor dhe atë pensional dhe invalidor.

    Ka patur disa herë protesta sidomos nga punëtorët e ndërmarrjes “Standardi” në Dibër, në të cilët është kërkuar tejkalimi i problemit, meqë siç thonë punëtorët, në këtë ndërmarrje ata nuk gëzojnë në momentin të drejtën kushtetuese dhe ligjore për shëndetësi dhe pension. Për fat të keq ky problem vazhdon të zgjatet, prandaj punëtorët me të drejtë thonë se në shekullin 21 atyre nuk u mundësohet e drejta ligjore për shërim dhe pensionim. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e RMV shqyrton ndarjen e rrugëve me ndërtuesit kinezë të autostradës

    Lajmi i rradhës

    “Mbi 80 për qind e qytetarëve në RMV nuk kanë akses në rrjetin e gazit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë