Ndërpritet hetimi ndaj gjyqtarit Elvedin Ferati për notat e korrigjuara në Universitetin e Tetovës

    Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup para një muaji ka mbyllur hetimin kundër gjyqtarit Elvedin Ferati, të cilin Inspektorati Shtetëror i Arsimit e kapi teksa i korrigjonte notat në Universitetin e Tetovës. Nga Universiteti i Tetovës kanë dalë dokumente, sipas të cilave Ferati në vitin 2014 ka ridhënë 4 provime dhe me këtë ka ngritur mesataren për t’u regjistruar në Akademinë për gjyqtarë, pretendon Prokuroria, raporton Sdk.mk

    Nuk është e qartë se si Inspektorati Shtetëror i Arsimit gjatë inspektimit në Universitetin Shtetëror të Tetovës nuk i ka parë dokumentet e ri-dhënie të provimeve kur ka konstatuar se Ferati kishte aplikuar në shpalljen e atëhershme në Akademi me notën 8.20, ndërsa në diplomën për studimet e kryera për drejtësi në Universitetin e Tetovës kishte  mesatare prej 7.88.

    “Pas njoftimit të dorëzuar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Prokuroria Publike Shkup ka hapur lëndë dhe ka marrë të gjithë dokumentacionin nga dosja e studentit të lartpërmendur nga Fakulteti Juridik i Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe nga Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”. Krahas dosjes janë dorëzuar provat materiale – kërkesat, vendimet dhe aplikimet për rimarrje, si dhe dëshmia e notave të marra për katër lëndë, me të cilat Fakulteti konfirmon se studenti në vitin 2014 ka ridhënë provimet dhe ka marrë nota që e kanë rritur mesataren mbi 8.00, pas së cilës ka aplikuar si kandidat për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorisë Publike. Universiteti Shtetëror i Tetovës këtë informatë e ka dorëzuar në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit më 31 janar 2024, si plotësim i dokumenteve në bazë të të cilave është përgatitur procesverbali nga inspektimi i kryer në qershor të vitit 2023”, u përgjigj sot në pyetjet e SDK-së parashtruar Prokurorisë Publike Shkup.

    Në bazë të dokumenteve të dorëzuara, prokurori publik i cili ka vepruar në këtë rast, më 10 mars 2025, ka lëshuar aktvendim ku ka deklaruar se nuk janë plotësuar elementet në bazë të të cilave ai mund të ndërmerr ndjekje penale sipas detyrës zyrtare.

    Ndryshe nga Prokuroria, më 27 dhjetor 2023, kryetarja e atëhershme e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, tha se nuk ka pasur kërkesa apo raportime nga Ferati për rimarrje të provimeve për të rritur mesataren e tij.

    “Vlerësimet janë fshirë dhe korrigjuar në nota më të larta dhe nuk ka pasur kërkesa për ridhënie të provimeve, nuk ka pasur raporte, as dëshmi për ridhënien e tri provimeve. Inspektorati Shtetëror i Arsimit e ka njoftuar menjëherë Prokurorinë Publike kompetente”, tha atëherë Ivanovska.

    Lajmi Paraprak

    Dyshohet për 20 mijë euro ryshfet, drejtori i Geriatrisë kuadër i ASh-së përfundon në pranga

    Lajmi i rradhës

    HESHT, MOS FOL

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë