Gjykata e liron Bedri Krasniqin nga aktakuza për vrasjen e dy policëve në mars të 2004

    Bedri Krasniqi u shpall i pafajshëm dhe u lirua në mungesë të provave.

    Bedri Krasniqi i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK – ut në vitin 2004 sot u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

    Sipas Gjykatës, nuk është arritur të provohet fajësia e të akuzuarit Bedri Krasniqi. Kurse dëshmitë e dëshmitarit Shkumbin Mehmeti i quajti “kontradiktore”.

    Ky vendim është marrë nga kryetari i trupit gjykues në këtë çështje, Arben Hoti.

    “Karakteristikat personale të Bedri Krasniqit dhe e kaluara e tij kriminale nuk mund të merren për bazë ” – tha Hoti.

    Lajmi në përditësim

    Historiku i aktakuzës 

    Aktakuza lidhur me rastin e vrasjes që aktualisht po gjykohet ishte ngritur me 21 korrik të vitit 2017 me të cilën të akuzuarit i ngarkonte me veprën penale vrasja e rëndë dhe vrasja në tentativë.

    Atëbotë këto akuza binin në barrën e katër të akuzuarve, Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme përmes një aktvendimi të nëntorit të po atij viti Kiqmarin dhe Shaqirin i kishte liruar  pasi që të dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë dhe se ka një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

    Ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë i kishte liruar nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin, ndërsa Shkumbin Mehmetin e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 30 vite burgim, më 9 nëntor 2007.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, më 23.3.2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.

    Më tutje theksohet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër personave që gjendeshin në të, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, Arsim Rrustollin, të cilët kishin qenë në detyrë.

    Zyrtari i Policisë së Kosovës Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut Ramë Zeneli, kishin pësuar lëndime si rezultat i plumbave të shkrepur.

    Sipas, aktakuzës së EULEX-it, të akuzuarit me qëllim kishin rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë të cilët ishin në automjete që vinin pas veturës së UNMIK-ut, si dhe këto dy vrasje. /Kallxo/

    Lajmi Paraprak

    QMK e shuan zjarrin në Dëbërcë të Zhelinës, këshilltari Adnan Demiri: Nuk ka vend për politikë, kur është në pyetje shëndeti i njerëzve

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ligjin për amnisti për krime të lehta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë