Ndërron jetë Fatos Nano

    Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.

    Nano kishte pësuar vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi dhe mbahej në vëzhgim nga mjekët prej javësh.

    Fatos Nano ka qenë një ndër figurat më të spikatura të tranzicionit demokratik pas viteve ’90. Ai udhëhoqi Partinë Socialiste që nga themelimi i saj, duke e kthyer në një forcë të rëndësishme politike dhe më pas në parti qeverisëse. Në vitet kur Shqipëria përballej me sfida të mëdha ekonomike e shoqërore, Nano mbajti disa herë postin e kryeministrit, duke lënë gjurmë në proceset e reformave dhe në përpjekjet për stabilizimin e vendit.

    Gjatë karrierës së tij, Nano është vlerësuar për rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare dhe afrimin e politikës shqiptare me standardet europiane. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit.

    Lajmi Paraprak

    Danella Arsovska e fal sulmuesin, Rexhep Nuredinin dënohet me kusht

    Lajmi i rradhës

    Vjosa Osmani: Do të bëj çmos që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë