Ndërsa ishte në burg, keqpërdori të dhënat e njerëzve të tjerë për të marrë kredi

    Një i burgosur ka keqpërdorur të dhënat e dikujt tjetër nëpërmjet Facebook për të marrë një kredi, përcjell Nistori.

    Një person nga Ohri i cili po vuante një dënim në burgun e Shtipit, ka mashtruar një bashkëqytetar nëpërmjet Facebook, duke keqpërdorur të dhënat personale për të marrë një kredi të shpejtë. Ai këtë e ka bërë në periudhën shkurt-prill të këtij viti, nëpërmjet një profili të rremë në rrjetin social.

    “Ai ka kontaktuar me G.P. nga Ohri dhe e ka mashtruar atë, e ka bindur atë të sigurojë të dhëna personale dhe dokumente të vlefshme nga një person i tretë, të cilat më vonë i ka keqpërdorur për të marrë një kredi nga një kompani financiare që merret me lëshimin e kredive të shpejta”, thonë nga SPB-Ohër.

    Policia ka ngritur padi penale kundër të dyshuarit për dy vepra: mashtrim dhe keqpërdorim të të dhënave personale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq: Do të luftojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi para çështjes me Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Vaji i mbetur i motorit ishte derdhur në Liqenin e Dibrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë