NDËRTIMTARIA REZISTENTE NDAJ KRIZËS / Kreditimi nuk ndalet  

    Qytetarët rrallë vendosin që shtëpitë apo banesat e tyre t’i vendosin nën hipotekë ndaj bankave, për të realizuar ndonjë investim. Në të shumtën e rasteve hipoteka vendoset gjatë shitblerjes së banesave dhe kredimarrjes së kreditit banesor. Rritjen e hipotekave e ndjek edhe rritja e kredisë për banesa, sepse shumica e tyre janë rezultat i marrjes së një kredie bankare. Për shembull, pesë vite më parë bankat në vend kanë miratuar kredi me vlerë prej afër 834 milionë euro, që pesë vite më vonë, apo në janar të këtij viti gati është rritur në afër 1.4 miliard euro.

    Gjithashtu, sipas të dhënave të Bankës Popullore, në fund të vitit 2023, çmimet e pasurive të paluajtshme ishin 44 për qind më të larta se në vitin 2010. Përskaj uljes së pronave nën hipotekë, në vend nuk ndalet bumi ndërtimor me nga 5000 banesa të reja në vit, leje për ndërtim nuk ulen por rriten si dhe kemi ekspansion të kredive banesore që gati janë dyfishuar në pesë vitet e fundit si dhe numër të madh të banesave të zbrazëta.

    Ekspertët udhëzojnë se në treg kemi ndoshta edhe një tendencë në tregun e blerjes së pronave të paluajtshme pa ndërmjetësimin e bankave, apo blerje pa marrë kredi për shtëpi, e cila zakonisht sigurohet me një hipotekë mbi pronën që është objekt shitjeje. Këtë e mbështesin edhe më të dhënat e rritjes së vlerës së shitjes së 24.629 të pasurive të paluajtshme, me vlerë totale prej 961 milionë euro në vitin 2022, për dallim prej vitit 2021 kur janë regjistruar 24.229 shitje, me vlerë totale prej 914 milionë euro. Kjo paraqet një rritje të madhe në raport me vlerën e shitblerjeve të vlefshme 693 milionë euro të pasurive të patundshme në vitin 2020.

    Njëherësh të dhënat tregojnë se ndër vite në Maqedoni po ulet vlera e pronave të patundshme të vendosura nën hipotekë. Kadastra e pasurive të paluajtshme që i referohen pronave nën hipotekë, tregon se në total apo për gjithë vitin 2023 në hipotekë janë vendosur gati 8000 pasuri të paluajtshme me një vlerë të hipotekës prej 1.4 miliard euro.

    Nga ana tjetër, të dhënat e Kadastrës tregojnë se në vitin 2022 janë regjistruar 7658 prona të patundshme me vlerë prej 1.55 miliard euro të vendosura nën hipotekë. Këto shifra konfirmojnë trendin e uljes së pronave të vendosura nën hipotekë ku në vitin 2021 janë regjistruar 8.386 pasuri të paluajtshme me në vlerë prej 1.997 miliard euro, ndërsa një vit më parë apo në vitin 2020 janë regjistruar 7.649 prona të paluajtshme me vlerë prej 2.3 miliardë euro nën hipotekë.

    Mirëpo të dhënat për regjistrimin e pronave nën hipotekë me kalimin e kohës nuk janë përfundimtare, për shkak se mjaft prej tyre edhe shlyhen me kalimin e kohës nga ana e pronarëve të tyre. Të dhënat e Kadastrës tregojnë se në vitin 2016 nga 14.486 hipoteka janë fshirë 10.078. Në vitin 2015 kur arrihet kulmi i regjistrimit të pronave nën hipotekë me 18.443 prona për periudhën 2007-2016, do të fshihen 12.554 prona. Nivelin e dytë më të lartë këto prona në këtë dhjetëvjeçar do të arrijnë në vitin 2014 me 17.496 prona nën hipotekë dhe 8912 prona të anuluara dhe në vitin 2013 me 13 mijë prona nën hipotekë dhe 7848 prona ishin anuluar. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Mbështetje e madhe për NATO-n

    Lajmi i rradhës

    BE: zgjedhjet në Rusi të bazuara në “shtypje dhe frikësim”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë