Ndotja e ajrit në Maqedoni me pasoja në sistemin nervor

    Me ardhjen e sezonit dimëror dukshëm është rritur edhe ndotja e ambientit jetësor. Me këtë është janë rritur grimcat e dëmshme në ajër Pm 10 dhe Pm 2.5. Sipas mjekëve, këtë më së shumti e ndjenjë personat me sëmundje kronike, sidomos ato që kanë probleme me organet e frymëmarrjes. Por, studimet e fundit tregojnë se krahas këtyre problemeve, ndotja e ajrit shkakton probleme në sistemin nervor të qytetarëve por edhe tek fëmijët që janë në embrion dhe ende nuk kanë lindur.

    “Të dhënat më të reja tregojnë se grimcat e dëmshme në ajër Pm 10 dhe Pm 2.5 shkaktojnë yndyrë në mëlçi pa marrë parasysh se qytetarët nuk janë përdorues të alkoolit, pra me këtë rast pëson edhe mëlçia si dhe e gjithë kjo ndikon në trurin e njeriut. Prandaj, kemi edhe ulje të funksionit të memories së trurit tek popullata, probleme me të folurit, inteligjencën, por më shqetësuese është një studim që është publikuar që tregon se tek fëmijët e pa lindur paraqiten formacione tumori në trurin e fëmijës së pa lindur”, thotë Ratko Davidovski, mjek.

    Kjo, sipas Davidovskit, është një studim që ka nxjerrë në pah pasojat nga ajri i ndotur. Ai thotë se çdo ndotje qoftë edhe më e ulët ka ndikim në shëndetin e qytetarëve. Zgjidhja e ndotjes së ajrit sipas tij është gazifikimi sepse rreth 80 për qind e qytetarëve përdorin lëndë djegëse që shkaktojnë rritjen e nivelit të ndotjes dhe kjo është dëshmuar në shtete dhe qytete ku përdoret gazi për ngrohje gjatë sezonit të dimrit.

    Ai sqaron se në këta qytete, kur nuk është përdorur gazifikimi ndotja ka qenë alarmante, por pas vendosjes së sistemit të gazifikimit ndotja është ulur dukshëm. Mjekët, thonë se periudha që pason do të jetë edhe më e rëndë në aspektin shëndetësor,prandaj qytetarët është mirë që të bëjnë kontrolle më të shpeshta. Mjekët apelojnë që në këtë kohë qytetarët pa dallim moshe duhet që të mbajnë maskë që të mbrohen nga ndotja.

    “Është mirë që maskat të cilët pothuajse aspak nuk mbahen kohëve të fundit, së paku kur të dalin jashtë ata pacient që kanë probleme shëndetësore mirë është që të mbajnë maskat, sepse maska mbron nga thithja e grimcave të dëmshme që qarkullojnë në ajër por edhe nga i ftohti që direkt merret nga organet e frymëmarrjes. Maska në këtë kohë ka rol të dyfishtë dhe duhet që të mbahet. Mospërdorimi i maskës ka bërë që ndoshta të kishim shkallë të lartë të vdekshmërisë gjatë periudhës së pandemisë, nga vet fakti se ka patur hezitim për mbajtjen e maskës”, tha kohë më parë mjeku i përgjithshëm Bekim Ismaili.

    Ndryshimi i temperaturave ka bërë të rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë tek mjekët. Kjo, pasi që ndryshimi i temperaturave së bashku me ndotjen e ajrit, ulë imunitetin e qytetarëve, sidomos atyre që kanë sëmundje kronike. Por, dukshëm është rritur edhe numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë për shkak të gripit sezonal. /koha/

    Lajmi Paraprak

    PUNË KA, PUNËTORËT MUNGOJNË! Disbalans në tregun e punës në RMV

    Lajmi i rradhës

    MË PAK KOMUNA PËR MË SHUMË EFIKASITET! | Parashikohet zvogëlimi i numrit të komunave në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë