Ndotja e ajrit nuk e ndalë ministren e Mjedisit që të shkojë në punë me veturë

    Në Shkup, por edhe nëpër shumë lugina në Maqedoninë e Veriut sot ka paraqitje të mjegullës. Evidente është edhe ndotja e ajrit, ku RMV-ja është në vendin e 21-të, në listën e qyteteve më të ndotura në botë.

    Por kjo gjendje në Shkup nuk e ndaloi ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, që të shkojë në punë me veturë.

    “Unë me çka kam ardhur sot në punë? Me veturë. E kisha patjetër të vijë, nuk guxoja të vonohesha te ju”, tha Shukova.

    Gazetari: A është elektrike?

    Shukova: Jo!

    Lajmi Paraprak

    Si materialet dhe procedurat moderne shpëtuan jetën e 379 pasagjerëve në aeroportin e Tokios

    Lajmi i rradhës

    Në Tetovë ndërtohet kush si t’ia dojë qejfi!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë