Ndryshimet e motit bëjnë që të rritet numri i fëmijëve me infeksione të ndryshme respiratore

    Është rritur dukshëm numri i fëmijëve me infeksione të ndryshme respiratore. Mjekët nga Spitali i Kozles në Shkup thonë se nuk bëhet fjalë as për virusin korona e as për gripin stinor, por për një lloj të tretë i cili si duket vjen si pasojë e ndryshimeve të motit. Në bazë ditore në ambulantën e Spitalit në Kozle kontrollohen rreth 50 fëmijë. Megjithatë mjekët presin që në periudhën e ardhshme të ketë përhapje të madhe edhe të gripit stinor, sidomos te fëmijët.

     “ Këtë vit pritet një valë e madhe e gripit stinor sepse një vit tanimë jemi pa antitrupa për virusin sepse nuk e kemi pasur prezent dhe si arsye tjetër është se në vendet ku shumica e popullatës kanë arritur imunitet kolektiv kundër Koronës, i kanë lehtësuar masat restriktive dhe njerëzit grumbullohen më shumë dhe kështu që pritet, në gjithë botën të ketë një “boom” të gripit sezonal”- deklaroi Sofija Galbova Vckova, Pediatër në Institutin për sëmundje të mushkërive “Kozle”.

    Mjekët rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve kundër gripit stinor, veçanërisht ato me imunitet të dobët.

     “ Të gjithë fëmijët të cilët kanë imunitet të dobët për shkaqe të ndryshme, nga sëmundje kronike, do kisha rekomanduar që të gjithë fëmijët të cilët janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve  të vaksinohen kundër gripit 6:22 Gripi tek fëmijët din që të jetë me pasqyrë shumë më të rëndë klinike se sa virusi korona. 6:39 Fëmijët tanë të cilët tani kanë filluar në shkollë thuajse nuk kanë aspak imunitet sepse 2 vite nuk kanë qenë të sëmurë nga asnjë grip, jo vetëm nga korona por nuk kanë rezistencë ndaj asnjë virusi tjetër jo vetëm nga korona”- pohoi Sofija Galbova Vckova, Pediatër në Institutin për sëmundje të mushkërive “Kozle”.

    Vaksinimi i fëmijëve kundër gripit stinor përfshin fëmijët e moshës nga 6 muajsh deri në 5 vjeç. Vaksinimi i tyre mund të bëhet pa pagesë, ndërsa caktohet përmes mjekut amë. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 40.000 vaksinat të cilat do të jenë pa pagesë për grupet e rrezikuara të qytetarëve ende nuk kanë arritur në vend. Autoritetet thonë se presin përgjigje nga prodhuesit e vaksinave se kur mund të arrijnë. Imunizimi kundër gripit duhet të kryhet më së voni në muajin nëntor pasi trupit i nevojiten 2 muaj për të krijuar imunitet të mjaftueshëm. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Kaos peshkimi në liqenin e Ohrit | “Secili bën çfarë të dojë”

    Lajmi i rradhës

    Kina dhe Shqipëria theksuan nxitjen e bashkëpunimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë