NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Lëvizja Besa thirrje për takim të partive shqiptare

    Gjatë javës Lëvizja Besa do të precizon thirrjen për takimin në tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare. Nga burime të partisë opozitare shqiptare mësohet se në takim do të ftohen të gjitha partitë shqiptare që përfaqësohen në Kuvend.

    “Qëndrimi jonë është se 20% duhet hiqet nga Kushtetuta sepse ajo është ofenduese për ne si komb. Në regjistrimin e fundit doli rezultati se neve jemi më shumë se 20% dhe neve do të vazhdojmë që me të gjitha forcat tona në Kuvend të kërkojmë heqjen njëherë e përgjithmonë heqjen e 20%”, deklaroi Blerim Sejdiu, Nënkryetar i Lëvizjes Besa.

    Partitë e tjera shqiptare pajtohen parimisht për t’u takuar me qëllim koordinimin e qëndrimeve dhe veprimeve mbi ndryshimet kushtetuese. Edhe Aleanca për Shqiptarët mbronte idenë e një takimi të cilin sipas ushtruesit të detyrës kryetar i kësaj partie, Arben Taravari, mbledhjen e tryezës së përbashkët duhet të fton kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Në rast se Ahmeti nuk e bën një gjë të tillë, Taravari shprehu gatishmëri që edhe ai të cakton takimin me liderët shqiptar. Se takimet dhe koordinimet e partive shqiptare janë në dobi të proceseve në vend, e potencoi edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti të shtunën gjatë takimit të llogaridhënies në Tetovë.

    Ndërkohë Alternativa mbron idenë që përveç takimit, duhet sigurohet edhe mbështetje për kërkesën e tyre që në Kushtetutë të përfshihet mos vjetërsimi i veprave penale- abuzimi me detyrën zyrtare. Ditë më parë, kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për kushtet e partive politike shqiptare mbi procesin e ndryshimeve kushtetuese tha se të gjithë aktorët politik në vend duhet të mbajnë llogari për prioritetet e vendit, duke pretenduar në zbatimin me sukses të procesit të skriningut dhe integrimin e plotë të vendit në BE. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nënshkruhet marrëveshja për ndërlidhjen e gazit Qystendil – Zhidilovë

    Lajmi i rradhës

    Raporti i KE-së | Gir ritheksoi kritikat dhe vlerësimet e raportit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë