Raporti i KE-së | Gir ritheksoi kritikat dhe vlerësimet e raportit

    Dy trupa të ndryshëm të Kuvendit të drejtuar njëri nga pushteti dhe tjetri nga opozita debatuan në një vend për Raportin e fundit të progresit nga Komisioni Europian. Këtë fakt si pozitiv e theksoi në fjalimin e tij ambasadori i BE-së Dejvid Gir i cili riktheksoi kritikat dhe vlerësimet e raportit. Gir përmendi polarizimin politik të Kuvendit, keqpërdorimin e procedurave të shkurtuara për miratimin e ligjeve, ngecjen e procesit Zhan Mone, rrezikun nga ndikimet politike dhe nga korrupsioni në sistemin e së drejtës, në gjykata dhe prokurori si dhe progresin e limituar të lirisë së shprehjes.

    “Përpjekje të përbashkëta dhe nxitëse nga të gjitha palët janë të nevojshme si çështje prioritare për të përforcuar rolin kyç të Kuvendit si forum për dialog politik konstruktiv, posaçërisht në agjendën reformuese të BE-së që shkon përtej ndarjeve politike. Do të doja të theksoj bashkëpunimi e jashtëzakonshëm mes koalicionit në pushtet dhe opozitës në miratimin e ligjit të buxhetit. Është një model që duhet të ndiqet në reformat evropiane në sektorë të ndryshëm dhe gjithashtu në kontekstin e sotëm të vështirë ekonomik”, deklaroi Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

    Zv/kryeministri Bojan Mariçiq vendosi theksin në vlerësimet pozitive të raportit dhe kërkoi mbështetjen e opozitës.

    “Tashmë punojmë në inciimin e vendosjes së kornizës për bashkëpunim mes qeverisë dhe kuvendit në këtë pjesë. Pres angazhim të plotë nga ana juaj dhe dorë të zgjatur që bashkë t’i festojmë sukseset dhe të tejkalojmë proceset që vijojnë në rrugën eurointegruese sepse vetëm të bashkuar do të mund ta plotësojmë këtë detyrë nacionale. Ne kemi nevojë për konsensus edhe për reformat që lidhen me BE-në por edhe për vazhdimin dhe përfundimin e suksesshëm të negociatave”, u shpreh Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për çështje evropiane.

    Shembull Mariçiq mori Kroacinë e cila kishte përshpejtuar procesin e integrimit duke miratuar nismat dhe reformat me konsensus nacional. Megjithatë, opozita thotë se pushteti aktual është larg ndjekjes së shembullit të Kroacisë.

    “Në Kroaci kishim negociator nacional për eurointegrime të zgjedhur me konsensus të gjerë. I tillë ishte ambasadori Drobnjak sepse ishte i pranuar nga të gjitha partitë politike, edhe nga pushteti, edhe nga opozita sepse procesi zgjat më shumë se mandati i njërës ose i një qeveria tjetër. Në Maqedoni nuk kemi negociator nacional të pranueshëm me konsensus të gjerë por kemi negociator që jo vetëm që është i përcaktuar për një parti politike, por është edhe frontmen i partisë që ka zgjedhur”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

    Milloshoski theksoi se ky është raporti i parë nga gjitha raportet e KE-së në të cilin Kuvendi është vlerësuar më keq në krahasim me institucionet e tjera. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Lëvizja Besa thirrje për takim të partive shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Zgjidhje ligjore për të marrë fund punësimi partiak në administratën publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë