NDRYSHIMET KUSHTETUESE | LSDM: Mickoski e konfiromoi se është kundër BE-së

    LSDM ka reaguar pas deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së se partia e tij nuk do të ketë përfaqësues në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. Nga LSDM thonë se me këtë deklaratë Mickoski konfirmon se është kundër BE-së dhe se ai është plotësisht peng i partisë “E majta”.

    “LSDM nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane. Nuk do u lejojmë piromanëve të së Majtës dhe VMRO-DPMNE-së që të bllokojnë rrugën evropiane të vendit”, thonë nga LSDM.

    Nga partia e Kovaçevskit shtojnë se narrativi destruktiv i së “Majtës” dhe VMRO-DPMNE-së është nën çdo nivel dhe nuk është i mirë për shoqërinë dhe do të mposhtet përsëri.

    Lajmi Paraprak

    Inspektorët kontrollojnë importuesit e pemëve dhe perimeve në RMV

    Lajmi i rradhës

    Qeveria do të shpenzojë mbi 144 mijë euro para të qytetarëve për ushqime luksoze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë