Ndryshimi i kufijve nuk është temë tabu

    Njoftime për ndryshimin e kufijve të Ballkanit janë bërë edhe më parë, dhe kujtimet e non-paperëve sllovene janë ende të freskëta, në të cilat u sugjerua gjithashtu të ndryshohen kufijtë e Ballkanit Perëndimor, më saktësisht ata të ish-Jugosllavisë

    Tema e ndryshimit të kufijve të Ballkanit assesi të “shuhet”në opinionin e rajonit por dhe më gjerë. Në periudhën e kaluar, dy njoftime për ndryshime në kufijtë e Ballkanit patën jehonë në rajon, pra kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ai planifikon të fillojë një proces për ndryshimin e kufijve me Malin e Zi dhe për të zgjidhur çështjen e demarkacionit. Pothuajse në të njëjtën kohë, edhe lideri i serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, njoftoi se e ardhmja e shtetit të përbashkët ishte e pasigurt dhe se ishte e mundur që Republika Srpska, të cilën ai e drejton, të shkëputet nga Bosnja dhe t’i bashkohet Serbisë.

    Njoftime të ngjashme për ndryshimin e kufijve të Ballkanit janë bërë edhe më parë, dhe kujtimet e non-pejperëve sllovene janë ende të freskëta, në të cilat u sugjerua gjithashtu të ndryshohen kufijtë e Ballkanit Perëndimor, më saktësisht ata të ish-Jugosllavisë. Jo shumë kohë më parë, në një debat publik në Tetovë, të organizuar nga “Lëvizja për Iliridën”, ideja e vjetër u shpall me përpjekje të reja për të krijuar të ashtuquajturën Republika e Iliridës, si zonë politiko-territoriale e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut , me mundësi bashkimidrejtë Shqipërisë.

    Më herët, në disa raste këtë vit, përmes deklaratave dhe videove, eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski përvetësoi Velesin dhe Ohrin si qytete bullgare, që sipas ekspertëve është një shkelje e rëndë e integritetit territorial të vendit. Ekspertët mbi situatën në Evropën Juglindore, siç është Florian Bieber, paralajmërojnë se është shumë e rrezikshme të diskutohet edhe për një ndryshim të dakorduar reciprokisht në kufirin ballkanik midis Kosovës dhe Serbisë, por është edhe më i rrezikshëm në Bosnjë. Sipas Bieber, kjo jo vetëm që do të përfshijë një proces jokonsensual, por do të prekë njerëzit kundër vullnetit të tyre dhe do të shkojë përtej qasjes së bashkësisë ndërkombëtare që ka ekzistuar që nga viti 1991 – se ndryshimet etnike të kufirit nuk janë të pranueshme. Sipas tij, të gjitha analizat mbi këtë temë paralajmërojnë mundësinë e madhe të konflikteve të reja etnike nëse ndryshohen kufijtë.

    Kundërshtim të të gjitha proceseve për ndryshime të kufijve në rajon, kohë më parë shprehën edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se spekulimet e fundit të pajustifikuara për ndryshimin e kufijve të Ballkanit në bazë të vijave etnike rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmëri në rajon dhe të trazojnë kujtimet e tensioneve të kaluara.”Një e ardhme e qëndrueshme dhe e begatë në Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, demokracinë multietnike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,” tha Price.

    Ideja e ndryshimeve kufitare nuk do të largohet nga debatet e qeverive dhe jashtë, përderisa Serbia dhe Kosova gjinden në një impakt politik dhe diplomatik, thotë Selim Ibraimi, ekspert i sigurisë. Ai shprehet se planet tashmë kanë qarkulluar në Uashington dhe në Bruksel dhe deri diku në Moskë për një Serbi të Madhe dhe rikonfigurim të raporteve në mes Kosovës dhe Shqipërisë pas marrëveshjes me Serbinë. “Në plan afatgjatë dhe ndoshta nuk është aq moderne. Rajoni ka gjasa të stabilizohet në qoftë se do të bëhet rivizatimi i kufijve mbi baza të marrëveshjeve paqësore dhe pa luftë. Thjeshtë nuk duhet përjashtuar shkëmbimet territoriale për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ballkan, duke filluar nga Kosova, Serbia, Bosnja apo edhe Maqedonia e Veriut. Duhet të jemi realistë se serbët nuk dëshirojnë të jetojnë bashkë me boshnjakët, po ashtu nuk e duan Kosovën dhe njëkohësisht maqedonasit dhe shqiptarët në MV nuk kanë ndonjë perspektivë afatgjate të bashkëjetesës, pasi ankesat dhe pakënaqësitë do të vazhdojnë duke akuzuar njëri tjetrin. Përderisa qeveritë dhe kombet do të pajtohen që shkëmbimet t’i bëjnë në mënyrë paqësore duke respektuar të drejtat  themelore, atëherë nuk duhet humbur momenti. SHBA dhe BE ne të kundërtën do të humbin kohë në zgjidhjen e konflikteve etnike në Ballkan që burimin e kanë në territor dhe hapësirë apo edhe në sundimin e burimeve ekonomike. Qeveria amerikane dhe BE bashkë me Rusinë duhet pa humbur kohë të përfshihen në dhënien fund të mosmarrëveshjeve në Ballkan me një plan tjetër që do të rivendsote paqen dhe reduktonte apetitet për konflikte tjera. Në qoftë se rajoni do të vazhdojë pezull, nuk ka dyshime se aktorët tjerë do të mundohen të hynë në brendi dhe shfrytëzojnë këtë vakum që ekziston në mes shteteve dhe kombeve”, ka deklaruar për KOHA, Selim Ibraimi./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Vetura të vjetra nga 20 Vite | Rreth 430 mijë automjete në rrugë

    Lajmi i rradhës

    Mes dilemave dhe bashkëpunimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë