“Në administratë rroga minimale do të jetë 18 mijë denarë”

    Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës publike, Admirim Aliti thotë se në prill në administratën publike nuk do të paguhet rrogë minimale nën atë të garantuarën me ligj.

    “Ne kemi në komunikim të vazhdueshëm me sindikatat. Ligji i cili duhet ta harmonizojë rrogën minimale tashmë është në Parlament dhe sipas informatave tona më 5 prill duhet të votohet. Kjo e zgjidhë problemin me rrogën minimale. Lidhur me kërkesat e tjera të sindikatave për rritje të rrogave në nivelet e tjera, ne si Qeveri dhe si MSHIA, e vazhdojmë komunikimin me ta dhe jemi të gatshëm ta bëjmë atë, megjithatë, në mënyrën më të mirë dhe në kohën më të përshtatshme për Qeverinë dhe për shtetin”, tha në konferencën e sotme për shtyp Aliti.

    Ai shtoi se deri më 15 prill të gjithë të punësuarit në administratën publike do të marrin minimum 18.000 denarë rrogë dhe se askush nuk do të ketë rrogë nën atë shumë. 

    Lajmi Paraprak

    Busquets konfirmon se Kessie do t’i bashkohet Barcelonës

    Lajmi i rradhës

    Hoxha: Teuta Arifi ambasadore në BE, dështim i BDI-së dhe Qeverisë aktuale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë