Në borxh edhe për ilaçe!

    Tani më disa vite, anëtarë të familjeve dibrane me probleme sociale janë të detyruar që edhe medikamentet që u nevojiten e që janë me pagesa, t’i marrin dhe të regjistrohen në fletoret e borxheve nëpër barnatoret e qytetit. Rritja e çmimeve është prezent edhe tek medikamentet, prandaj edhe shumë dibranë të varfër janë të detyruar që të marrin medikamente dhe të regjistrohen në fletoret e borxheve. Për dukurinë në fjalë janë të interesuar shumë individë dhe shoqata të cilët vizitojnë barnatoret dhe shlyejnë borxhet e tyre. Këtë e pohojnë pronarët e barnatoreve në Dibër. Kjo ndodh jo vetëm gjatë muajit të Ramazanit, por edhe në muajt e tjerë.

    Gjatë vizitës së bërë disa barnatoreve në Dibër, u informuam se nga viti në vit ka një rritje të qytetarëve si nga qyteti ashtu edhe nga fshatrat, të cilët për shkak të problemeve sociale kur blejnë medikamente emrin e tyre e vendosin në listat e borxhlinjve. Shumë vite më parë, fletoret e borxhlinjve ishin aktuale në shitore, por kohëve të fundit kjo ndodh edhe nëpër barnatore.

    Vet fakti se afro 4 mijë dibranë dhe banorë të komunës rurale Qendër Zhupë janë anëtarë të mbi 780 familjeve që marrin ndihma sociale, flet qarët për varfërinë në të dy komunat në fjalë. Por, kjo dukuri ekstreme sociale dukshëm ka rritur vetëdijen e shumë humanistëve, të cilët organizojnë aktivitete për grumbullimin e mjeteve me të cilët pastaj shlyen borxhet e skamnorëve dibranë që janë nëpër barnatoret e qytetit. Disa nga shoqatat humanitare në Dibër dhe rajon, tani më në vazhdimësi mbulojnë këto borxhe duke shlyer nga fletoret e borxhlinjve. Këtë e bëjnë edhe shumë individë.

    Aktiv në këtë sferë janë edhe shumë mërgimtarë, të cilët nëpër të afërmit e tyre, po ashtu shlyejnë borxhet më medikamante. Duke biseduar me një pronar të një barnatore në Dibër, u informuam se është një numër i theksuar i banorëve nga qyteti dhe fshatrat, të cilët kërkojnë medikamente por që kërkojnë të regjistrohen në fletoret e borxhlinjve.

    ”Listat nga viti në vit janë në rritje, për shkak të çmimeve të larta të medikamenteve që nuk janë në listën e atyre që merren me recetë. Por ne asnjëherë nuk kthejmë pas asnjë dhe ilaçet u japim me pritje. Viteve të fundit ku ka një rritje të dukshme të listave, është rritur edhe aktiviteti humanitar. Ka shoqata dhe individë të cilët vijnë në barnatore dhe paguajnë borxhet. Edhe unë si pronar shumë shpesh, jap medikamente tek disa qytetar të cilët me të vërtetë nuk kanë mundësi për t’i paguar, edhe pse janë të sëmurë me sëmundje kronike”, thotë bashkëbiseduesi, i cili deshi të mbetet anonim.

    Në një nga barnatoret e Dibrës takuam F. R nga një fshat i Dibrës. Ai na informoi se ka një familje 4 anëtarshe dhe jeton vetëm me ndihmë sociale.

    ”Vuaj nga një sëmundje kronike, dhe për çdo muaj vij këtu në këtë barnatore. Disa nga ilaçet nuk merren me recetë dhe janë me pagesë. Por, me ka ndodhur shpeshherë të vij këtu pas marrjes së ndihmës sociale, dhe këtu të më informojnë se borxhet janë të paguara”, u shpreh ai.

    Falë humanistëve, borxhet për medikamentet shlyen rregullisht, na thonë nëpër barnatoret e Dibrës. Duhet theksuar faktin se mes atyre që janë në fletoret e borxhlinjve, ka edhe shtetas të Shqipërisë. Ata janë të paktë dhe janë nga disa fshatra kufitare. Normalisht edhe borxhet e tyre shlyen nga humanistët në fjalë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Bexheti e Mickoski polemizuan për deklaratën ndaj BDI-së “do t’i nxjerrim për veshi” përgjegjësit

    Lajmi i rradhës

    Si do t’i përgjigjet Maqedonia e Veriut tarifës prej 33% të ShBA-së!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë