Telefonat vlerësohen si shpërqëndrues të nxënësve, propozohet që përdorimi i telefonit të ndalohet në klasë

    Në vendin tonë është hapur debat publik mbi digjitalizimin e arsimit dhe librave shkollor. Ky debat publik erdhi si pasoj e propozim-ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për të digjitalizuar librat shkollor të arsimit fillor. Efektet e telefonave celularë dhe përfshirjes së teknologjisë në shkollë, ditëve të sotme janë një temë mbi të cilën debatohet në përditshmëri në shumë vende. Disa nga njohësit e fushës mbështesin idenë e një ndalimi të plotë të telefonave dhe teknologjisë në shkolla, ndërsa disa të tjerët tregojnë anët e mira të përdorimit të teknologjisë në shkolla si një mjet mësimi.

    Vende të ndryshme kanë ndaluar tërësisht përdorimin e telefonave në shkolla, ku fëmijëve u ndalohet marrja e telefonit me vete nga shtëpia në shkollë. Në bazë të disa studimeve dhe raporteve që janë publikuar – tregojnë efektet pozitive të ndalesës së telefonave celular nga ana e nxënëseve në shkolla. Sipas një studimi viteve të fundit në Angli, i cili krahasoi nxënësit e shkollave fillore ku e kishin nxënësit të lejuar telefonin dhe nxënësit në ato shkolla ku e kishin të ndaluar përdorimin e telefonit celular. Sipas studimit, u zbulua se ndalimi i telefonave celularë çoi në përmirësimin e arritjeve të nxënëseve.

    Rezultatet treguan se – që kur u vendos ndalimi i përdorimit të telefonit, rezultatet e testimeve të 16 vjeçarëve janë rritur me 6.4 për qind. Efektet ishin dy herë më të mëdha te nxënësit me rezultate të dobëta para ndalesës së telefonit, ndërkohë që nga ana tjetër – nuk kishte efekte të mëdha te nxënësit që kishin edhe më parë rezultate të larta. Studimi tregoi gjithashtu se nxënësit me performancë të dobët ka më shumë mundësi të shpërqendrohen nga mësimi kur kanë afër celularët, ndërsa ata me sukses të lartë përqendrohen në mësim pa dhe me celularë. Kështu që sipas rezultateve, ndalimi i celularëve sjell përfitime edhe në drejtim të zvogëlimit të dallimeve nxënëseve të dobët dhe atyre më të mirë.

    Strategjitë e fundit empirike janë përdorur në studimet e fundit në Spanjë dhe Norvegji, dhe gjithashtu ka pasur prova të përfitimeve të ndalimit në drejtim të arritjeve të studentëve. Dëshmitë nga Belgjika tregojnë se ndalimi i telefonave celularë në shkollë mund të jetë i dobishëm për suksesin e studentëve të kolegjit. Konteksti mund të jetë i ndryshëm, por gjithsesi është informues. Kërkimet nga Suedia tregojnë pak efekt të ndalimit në suksesin e studentëve në arsimin e mesëm. Vlen të përmendet, megjithatë, se studimi nuk gjeti efekte anësore nga ndalimi. Sipas të gjitha rezultateve nga vendet e ndryshme të Evropës, se ndalimi i telefonave celularë për nxënësit ka sjellë përfitime në shkathtësitë e nxënëseve dhe arritjeve të rezultateve të tyre. Ndërkohë vlen të cekët se sipas studimit ndalimi i telefonave nuk ka pasur efekte anësore.

    Nga ana tjetër, sipas psikologëve përdorimi i telefonave celularë gjatë kryerjes së detyrave zvogëlon të mësuarit dhe përfundimin e detyrave dhe angazhimeve tjera të nxënëseve në shkolla. /Koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Sot në parlament u dorëzua propozimi për referendum mbi librat shkollorë

    Lajmi i rradhës

    Përgjegjësi penale për importin e vajit toksik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë