Në deponinë në Shuto Orizare kamionët me mbeturina vazhdojnë të zbrazen njëri pas tjetrit pa i dhënë llogari askujt

    Foto: Ilustrim

    Në deponinë në Shuto Orizare kamionët me mbeturina vazhdojnë të zbrazen njëri pas tjetrit pa i dhënë llogari askujt për ndotjen e mjedisit, ose thënë ndryshe pa ju kërkuar llogari askush për shkeljen e ligjit. Në terren nuk ishte askush që të merrej me pastrimin e deponisë, por kishte disa automjete që po siguroheshin të shtojnë sasinë e mbeturinave në atë lokacion. Puna për pastrimin e një pjese të deponisë, bazuar në deklaratën e kryetarit të komunës së Shutkës tashmë duhet të kishte nisur.

    “Sot është data 26 qershor, thënë ndryshe dy ditë para Kurban Bajramit. Kjo periudhë është e rëndësishme, sepse pikërisht këtë periudhë mori si pikë referimi kryetari i komunës së Shutkës se do të fillojë me punën për pastrimin e deponisë në Shuto Orizare. Megjithatë, si edhe mund ta shikoni nga insertet që do të sjellë kameramani ynë, puna nuk ka filluar akoma.”

    Sot tentuam të kontaktojmë me kryetarin e Shuto Orizares, Kurto Dudush, por pa sukses. Rreth dy javë më parë Dudushi tha se se monitorimi do të ishte shumë më i lehtë nëse ajo sipërfaqe do të pastrohej njëherë plotësisht. Ai thotë se shumë herë personat që hasën duke hedhur mbeturina në atë zonë  me kamion të mbushur përplot përfshihen në konflikte me inspektorët, duke shtuar se Komuna e Shuto Orizares nuk ka kapacitet të përballojë e vetme këtë problem.

    “Me shumë gjasa, nga java e ardhshme para Kurban Bajramit do të nisim me pastrimin atje. Janë ndarë 2.5 milion denarë. Aq kemi mundësi nga buxheti ynë, me aq mjete sa kemi në dispozicion për të pastruar. Megjithatë shpresoj se kur të fillojmë ne, do të kyçen edhe nga Qyteti I Shkupit dhe Ministria e Mjedisit Jetësorë, që të pastrohet njëherë e përgjithmonë ajo deponi. Mbeturinat do të dërgohen në “Drislla” Kur hapim temën për deponinë në Shuto Orizare, na vijnë komentet të tilla si “ Çfarë nëse e pastrojmë, pasi do të hedhin përsëri? Kush na garanton se nuk do të hedhin përsëri?” pyeti Kurto Dudush- kryetar i Komunës së Shutkës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkeljet ligjore në emërime dhe avancime në Universitetin e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë